Aplikacioni mobile banking për Klientët Privatë

7/10/2017

ProCredit Bank lançon aplikacionin mobile që ju ofron klientëve privatë një opsion të thjeshtë, të shpejtë dhe të përshtatshëm për menaxhimin e financave përmes telefonit.

Aplikacioni mund të shfrytëzohet vetëm nga përdoruesit aktual të e-Banking


Shkarko tani
 

 

Aksesoni llogaritë tuaja personale dhe kryeni veprime bankare shumë thjesht nga telefoni apo tableti juaj. Nga ky aplikacion ju mund të:

  • Menaxhoni kursimet 24/7 - Transferoni fonde në llogarinë tuaj FlexSave sa herë që dëshironi.
  • Kryeni transferta brenda bankës (llogarive tuaja në të njejtën monedhë si dhe monedha të ndryshme, apo palëve të treta)
  • Transferoni para drejt klientëve në banka të tjera në vend
  • Çelni Depozita me Afat
  • Rrisni limitin e kartës për blerje online, deri në 5,000 Euro/ 700,000 Lekë në ditë
  • Rrisni limitin e kartës për tërheqje në ATM, deri në 7,000 Euro/ 1,000,000 Lekë në ditë
  • Bllokoni dhe zhbllokoni vetë kartën tuaj në raste emergjence (psh. nëse ju humbet, etj.

Çfarë nevojitet për të përdorur "ProCredit Albania" App?

Mjafton që ju të keni shërbimin e internet banking në ProCredit Bank dhe të keni në telefonin tuaj aplikacionin e emërtuar "ProCredit Albania".

Si ta shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj?

Nëse ende nuk e keni shkarkuar këtë aplikacion, mund ta gjeni në Apple Store apo Play Store, ose klikoni direkt në këto links (në varësi të aparatit tuaj celular): Android IOS

Ju mund të skanoni kodin QR nga telefoni juaj për të shkarkuar direkt aplikacionin

Dëshironi më tepër informacion?

Ju mund të na kontaktoni në Qendrën tonë të Kontaktit +355 42 389 389, ose e-mail: informacion@procredit-group.com