Fitch Ratings: Rikonfirmim BB- për ProCredit Bank Shqipëri

5/14/2021

BB- për vitin 2020

ProCredit Bank Shqipëri edhe për vitin 2020 ka vijuar të mbajë të njejtin klasifikim nga kompania e vlerësimit Fitch Ratings, e cila çdo vit analizon ecurinë financiare të të gjitha bankave të Grupit ProCredit, duke përfshirë dhe kompaninë mëmë ProCredit Holding.
 
Qëndrueshmëria e lartë e Bankës ProCredit Shqipëri është rezultat i mbështetjes së ProCredit Holding, aksionarit të vetëm të bankës – me shkallë vlerësimi të konfirmuar këtë vit BBB, e cila zbaton një politikë të kujdesshme të menaxhimit të riskut në secilën nga bankat e grupit.
 
Për më shumë informacion mund të lexoni materialin e plotë të publikuar nga Fitch Ratings (www.fitchratings.com)