Prona është e llojit “njësi” me sipërfaqe 58 m2. Ajo ndodhet në katin përdhe të një pallati 5-katësh, pikërisht në krahun verior të tij. Konstruksioni i pallatit është realizuar me kollona betoni dhe i mbuluar me soletë. Ndërtesa është e suvatuar nga jashtë dhe i lyer me bojë hidromat, ku mbizotëron ngjyra e tullës, ndërsa pjesa e murit të jashtëm që i përket njësisë është e veshur me mermer. Njësia ka ndriçim natyral vetëm nga fasada në të cilën është dera hyrëse. Muret e brendshme dhe tavani i pronës objekt vlerësimni ishin të lyera më bojë hidromat ngjyrë qumësht. Njësia ishte e pajisur me tualet.
Njësi biznesi
58.00 m2
Zona në të cilën ndodhet prona është kryesisht zonë turistike, me investime të shumta publike e private në brendësi të saj. Ka mundësi optimale të furnizimit me energji elektike dhe ujë. Blerësit potencialë mund të jenë persona fizik apo juridik, që kanë kapitale të mjaftueshme dhe që duan të investojnë në përputhje me destinacionin dhe perspektivën e zhvillimit të kësaj prone.
Prona mund te perdoret si Bar-Kafe, Njesi tregtare, market, Zyre, etj.