Frigoriferë, dhoma frigoriferike eficiente

Investimet kryesore eficiente që mund të realizoni në një dhomë frigoriferike përmbledhin panelet termoizoluese të dhomës frigoriferike eficiente (motor, kompresorë etj.), si dhe sistemet automatike të kontrollit. Nëpërmjet këtyre investimeve ju ruani për një kohë më të gjatë dhe me cilësi më të mirë produktet tuaja, reduktoni shpenzimet e energjisë, minimizoni humbjet e temperaturës si dhe përmirësoni ndikimin në mjedis të biznesit tuaj.

Shembull

Një grumbullues frutash-perimesh zëvendëson dhomën frigoriferike të vjetër (e cila ishte ndërtuar me materiale jo specifike) me një dhomë frigoriferike të re, duke përdorur panele izoluese specifike për dhoma frigoriferike si dhe kompresorë me eficencë të lartë (kapaciteti i ruajtjes së frigoriferit është 100 tonë). Ky investim mundëson një ruajtje më të mirë dhe për një kohë më të gjatë të frutave dhe perimeve. Banka ProCredit e mbështeti klientin me kredinë Eko-Agro me një afat maturimi 6 vite.

Investimi në një dhomë frigoriferike eficiente

SHUMA E INVESTUAR KONSUMI MUJOR I ENERGJISË PARA INVESTIMIT (PËR FTOHJEN E PRODUKTEVE) KONSUMI MUJOR I ENERGJISË PAS INVESTIMIT (PËR FTOHJEN E PRODUKTEVE) KURSIMI MUJOR I ENERGJISË SË PËRDORUR (PËR FTOHJEN E PRODUKTEVE) KURSIMI MUJOR I ENERGJISË NË % (PËR FTOHJEN E PRODUKTEVE)
1,000,000 LEKË 35,000 LEKË
2,869 kWh
24,500 LEKË
2,008 kWh
10,500 LEKË
861 kWh
30%

Shënim: Kursimet janë llogaritur me përafërsi, pasi variojnë dhe në varësi të llojit të tipit të produktit, markës, cilësisë, çmimit të energjisë, etj. Afati maksimal për këto kredi shkon deri në 15 vite.