Makineri, linja prodhimi dhe pajisje eficiente

Duke investuar në pajisje, makineri dhe linja prodhimi eficiente, për të njëjtat orë pune, ju prodhoni më shumë, rrisni cilësinë duke u bërë më konkurrues në treg, përdorni më pak energji, si dhe përmirësoni imazhin e biznesit tuaj si një biznes që investon në cilësi dhe kujdeset për ndikimin në mjedis. Disa prej investimeve eficiente që mund të kryejë një agrobiznes janë si më poshtë:
-Pajisje eficiente për baxhot (pasterizatorë, separatorë, tanke ftohës, etj)
-Linja dhe makineri të reja prodhimi

-Sisteme eficiente mjeljeje për stalla, etj

Shembull

Një baxho, që përpunon 8-10 tonë qumësht në ditë, vendos të investojë në një kaldajë eficiente dhe në linja të reja prodhimi. Qëllimi kryesor i investimit është përmirësimi i cilësisë së produkteve, ulje e shpenzimeve mujore të energjisë dhe rritja e prodhimit për të qenë sa më konkurrues në treg. Banka ProCredit e mbështeti klientin me kredinë Eko-Agro me një afat maturimi 8 vite.

Investimi në kaldajë eficiente dhe linja të reja prodhimi

SHUMA E INVESTUAR KONSUMI I ENERGJISË PARA INVESTIMIT KONSUMI I ENERGJISË PAS INVESTIMIT KURSIMI MUJOR I ENERGJISË SË PËRDORUR KURSIMI MUJOR I ENERGJISË NË %
15,000,000 LEKË 250,000 LEKË
20,492 kWh
180,000 LEKË
14,754 kWh
70,000 LEKË
5,738 kWh
28%

Shënim: Kursimet janë llogaritur me përafërsi, pasi variojnë dhe në varësi të llojit të tipit të produktit, markës, cilësisë, orët e punës, çmimit të energjisë, etj. Afati maksimal për këto kredi shkon deri në 15 vite.