Mjete transporti eficiente

Mjete transporti eficiente

Automjetet e reja kanë standarde më të larta, emetojnë më pak CO2 në atmosferë, harxhojnë më pak karburant. Është më e lehtë të fitoni leje për kryerjen e transportit të mallrave në vendet e BE nëse keni një mjet të ri transporti.

Shembull

Një fabrikë prodhimi reçeli, ka 1 furgon që bën shpërndarjen e produkteve të saj në të gjithë Shqipërinë. Fillimisht furgoni ishte 2,5 TDI, me kapacitet 12 m3 i klasës Euro 4 dhe shpenzonte 10 litra nafte/100 km. Kompania vendosi të blejë një furgon të ri 2,0 TDI, i klasës Euro 5, me të njëjtin kapacitet 12m3, në vlerë 39’000 Euro, i cili shpenzonte 7,5 litra naftë/100 km. Në këtë mënyrë kompania do të ulte shpenzimet e naftës dhe mirëmbajtjes së automjetit. Për më tepër, kompania filloi shpërndarje të produkteve të saj edhe në Maqedoni.

Investim në një mjet transporti eficient

SHUMA E INVESTUAR KONSUMI VJETOR I NAFTËS EMETIMI VJETOR I CO2(gramë) KURSIM VJETOR NË % I KARBURANTIT REDUKTIM I CO2 NË %
5’460’000 LEKË Automjeti i vjetër 1’515 LITRA Automjeti i ri 1’140 LITRA Automjeti i vjetër 39,168
Automjeti i ri 29,850
25% 23%

Shënim: Kursimet janë llogaritur me përafërsi, pasi variojnë dhe në varësi të llojit të automjetit, markës, cilësisë, orët e punës, çmimit të karburantit etj.