Pajisje eficiente për procese prodhimi dhe shërbimi

Pajisje eficiente për proçese prodhimi dhe shërbimi

Pajisjet e reja të prodhimit (psh, printer, ploter, karter, frezë, linja prodhimi etj), si dhe linjat e reja të prodhimit, harxhojnë më pak energji elektrike, kanë performancë më të lartë, kryejnë procese automatike dhe kanë kosto më të vogla mirëmbajtjeje.

Shembull 1

Një kompani printimi, me një nivel shitjesh mujore mesatarisht 2,000,000 Lekë, me aktivitet kryesor printime të ndryshme (printime banerash, adezivë, kalendarë, fatura të ndryshme, ftesa dasmash, etj) dëshironte të rriste nivelin e prodhimit dhe të përmirësonte cilësinë e materialeve. Banka ProCredit e mbështeti klientin me kredinë Eko-biznes për blerjen e një printeri industrial eficient për një afat maturimi 7 vite. Ky investim, krahas kursimit të mëposhtëm të energjisë elektrike, i siguroi kompanisë së printimit një produktivitet të lartë si dhe cilësinë e dëshiruar të produkteve të printuara.

Investimi në një printer eficient industrial

SHUMA E INVESTUAR KONSUMI MUJOR I ENERGJISË SË PËRDORUR PËR PRINTIM (PARA INVESTIMIT) KONSUMI MUJOR I ENERGJISË SË PËRDORUR PËR PRINTIM (PAS INVESTIMIT) KURSIM MUJOR I ENERGJISË KURSIMI MUJOR I ENERGJISË (%)
18,000,000 LEKË 100,000 LEKË
8,197 kWh
62,000 LEKË
5,082 kWh
38,000 LEKË
3,115 kWh
38%

Shënim: Kursimet janë llogaritur me përafërsi, pasi variojnë dhe në varësi të printerit, markës, cilësisë, orët e punës, çmimit të energjisë, etj. Afati maksimal për këto kredi shkon deri në 15 vite.

Shembull 2

Një fabrikë prodhimi mobiljesh, me një nivel shitjesh mujore 4,500,000 lekë, investoi në pajisje të reja (dhomë tharje, pluhur pastruese dhe linjë transportimi me motor eficient), për prodhimin e mobiljeve me qëllimin kryesor për tu bërë sa më konkurrues në treg dhe zgjeruar rrjetin e klientëve nëpërmjet përmirësimit të cilësisë dhe rritjes së prodhimit. Banka ProCredit e mbështeti klientin me kredinë Eko-biznes me një afat maturimi 10 vite.

Investimi në pajisje të reja prodhimi

SHUMA E INVESTUAR KONSUMI MUJOR I ENERGJISË SË PËRDORUR PËR PRODHIM (PARA INVESTIMIT) KONSUMI MUJOR I ENERGJISË SË PËRDORUR PËR PRODHIM (PAS INVESTIMIT) KURSIM MUJOR I ENERGJISË KURSIMI MUJOR I ENERGJISË (%)
22,000,000 LEKË 190,000 LEKË
15,574 kWh
143,000 LEKË
11,721 kWh
47,000 LEKË
3,853 kWh
25%

Shënim: Kursimet janë llogaritur me përafërsi, pasi variojnë dhe në varësi të tipit të pajisjeve, markës, cilësisë, orët e punës, çmimit të energjisë, etj. Afati maksimal për këto kredi shkon deri në 15 vite.