Fondi i garancisë "WB Youth Employment"

3/10/2020

Si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm financiar për SME-të, ProCredit Bank ofron mundësitë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit tuaj. Nëpërmjet një analize të mirë financiare, vendimmarrje të përgjegjshme dhe një marrëdhënie të personalizuar me klientët tanë, ne ofrojmë shërbime financiare që përmbushin nevojat e biznesit tuaj.


Në bashkëpunim me EIF Fund Banka ProCredit ka ndërmarrë një inciativë të re që synon nxitjen e punësimit të të rinjve. Por si do realizohet kjo? Kjo do të mundësohet përmes fondit të garancisë "WB Youth Employment". Duke ofruar garanci, ky program synon të mbështesë punësimin e të rinjve në biznese SME klientë të bankës ProCredit si dhe trajnimet që shkojnë për zhvillimin e tyre profesional.

Shuma e financimit

Valuta

Norma e Interesit

Kolateral

Në varësi të planit të investimit

ALL dhe EUR

Preferenciale dhe fikse ose e ndryshueshme

Nga 50%- 80% më pak kolateral krahasuar me financimet standarte

Për të pasur mundesi të përfirohet nga ky fond, për kategoninë e klientëve të biznesit SME numri minimal i të punësuarve nën 25 vjeç që punësohen në këto kompani duhet të jetë minimalisht 1-2 (në varësi të kategorisë së biznesit). Ky numer duhet të aplikohet për çdo aplikim të ri kredie që bëhet nën këtë fond. Kontrata që këta të rinj duhet të kenë me kompaninë është minimalisht 2 vjeçare dhe duhet të paraqitet së bashku me dokumentacinet e tjera të kredisë. Gjithashtu përfitues nga kjo mundësi janë dhe bizneset që gjatë 12 muajve të fundit kanë mbajtur trajnime për të paktën 3 muaj të të rinjve.

Kjo iniciativë do të favorizojë ato biznese në kryerjen e investimeve të dëshiruara me mbeshtetjen e bankes dhe nga ana tjetër të përfitojnë lehtësi në kërkesat në kolateral si dhe ndikojnë pozitivisht në nxitjen e punësimit.