Përshkrimi:
ProCredit Bank kërkon të punësojë një individ të dedikuar dhe me përvojë në rolin e Këshilluesit të Biznesit në Degën e qytetit të Korçës. Kandidati i përzgjedhur do të punojë në një ambient sfidues dhe dinamik. Ky pozicion konsiston në takime të shpeshta me klientë të rinj dhe ekzistues, si dhe në zhvillimin e portofolit të Biznesit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Është përgjegjës për prezantimin e bankës para klientëve të rinj dhe ekzistues, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët e biznesit.
- Organizimin dhe zhvillimin e takimeve me klientët e rinj.
- Analizon në mënyrë periodike zhvillimin e klientëve në portofol dhe bashkëpunimin e tyre me bankën.
- Bën propozime në komitetin e biznesit dhe ndjek realizimin e vendimeve të marra për të gjithë klientët në portofol.
- Është përgjegjës për ruajtjen dhe zhvillimin e një portofoli cilësor në terma ekspozimesh kredie dhe shërbimesh të tjera bankare.
- Është iniciues dhe pjesëmarrës aktiv në komitetet e biznesit për klientët e portofolit të tij/saj, etj.
Kualifikimet e nevojshme:
- Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Biznesi, e preferueshme mbi 2 vite në sektorin bankar.
- Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve me biznesin e vogël/të mesëm.
- Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
- Aftësi të mira në komunikim dhe shërbim ndaj klientit.
- Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
- Diplomë universitare (bachelor ose master).
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Dërgoni aplikimin tuaj në adresën e e-mailit: burime.njerezore@procredit-group.com deri më datë 31/08/2024.