Puno me ne - Specialist i Kujdesit ndaj Klienti dhe Qendrës së Kontaktit

8/11/2022

Banka ProCredit ju fton të bëheni pjesë e saj, duke aplikuar për pozicionin e Specialist i Kujdesit ndaj Klienti dhe Qendrës së Kontaktit.

Detyrat kryesore:

  • Do të jeni një Këshillues virtual klienti; Kuptimi i nevojave dhe ofrimi i zgjidhjeve për kërkesat e klientëve ekzistues
  • Promovimi i shërbimeve bankare nëpërmjet kanaleve direkte ndaj klientëve potenciale për bankën
  • Të sigurojë që klientët ekzistues janë të kënaqur me shërbimin që marrin dhe delegimi i kërkesave të ndryshme për gjetjen e zgjidhjeve të duhura
  • Njohja e shërbimeve bankare dhe dhënia e informacionit të qartë dhe të detajuar të mënyrës sesi ne operojmë ndaj klientëve biznes dhe individë
  • Ofrimi i shërbimeve bankare të cilat nuk kërkojnë prezencë fizike në bankë dhe thjeshtimi i procesit që një biznes apo individ të fillojë bashkëpunimin me bankën tonë
  • Njohja e të gjitha kanaleve digjitale dhe nxitjen e të gjithë klientëve për përdorimin e tyre për transaksione të përditshme

Ju ftojmë të aplikoni deri në datë 25 gusht 2022, duke na dërguar një CV në adresën burime.njerezore@procredit-group.com. Kandidatët e konsideruar si potencialë do të kontaktohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore.

Ju mirëpresim!