Drejtoria Ekzekutive

Si të qëndrosh i sigurt Online
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Z. Mirsad Haliti - Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri

Z.Haliti ka lindur në vitin 1980 në Pejë, Kosovë. Është bërë pjesë e stafit të bankës ProCredit Kosovë në Mars të vitit 2004 si Këshillues Biznesi për të vijuar më pas si Analist Kredie për Korporata. Në vitin 2008 u emërua Zëvendës Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Riskut të Kredisë dhe ka mbajtur këtë pozicion deri në vitin 2013 kur u emërua Drejtor i këtij departamenti. Në vitin 2018 u bë pjesë e ProCredit Bank Shqipëri, si Drejtor i Divizionit të Riskut të Kredisë.

Aktualisht është Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri. Ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, Dega Banka dhe Financa. Gjithashtu ka përfunduar në mënyrë të suksesshme Akademitë e ProCredit Holding, si atë Rajonale në Veles, Maqedoni dhe Akademinë Manaxheriale në Frankfurt, Gjermani.

Znj.Qëndresa Mehmeti - Anëtare e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri

Znj.Mehmeti ka lindur në vitin 1982 në Prishtinë, Kosovë. Ajo është pjesë e sektorit bankar në Kosovë që nga viti 2005. Fillimisht ka punuar pranë Bankës Për Biznes në Kosovë dhe duke filluar nga viti 2007 është bërë pjesë e ProCredit Bank Kosovë. Në ProCredit Bank Kosovë ajo ka mbajtur disa pozicione pune duke filluar nga Oficere Kredie për Bizneset; Analiste Kredie; Specialiste e Vlerësimit të Riskut të Kredisë. Përgjatë viteve 2014-2019 ajo ka qenë Koordinatore e Riskut të Kredisë.
Nga muaji qershor i vitit 2019 ajo është bërë pjesë e ProCredit Bank Shqipëri duke u ngarkuar me drejtimin e Departamentit të Riskut të Kredisë.  Aktualisht ajo është Anëtare e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri.
Znj.Mehmeti ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Menaxhment dhe Informatikë. Gjithashtu ka përfunduar në mënyrë të suksesshme Akademinë Për Bankierët të organizuar në vitin 2019 nga ProCredit Holding në Gjermani dhe aktualisht është duke përfunduar Akademinë për Menaxherët të orgnizuar në Gjermani nga ProCredit Holding. Ajo ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit në Kosovë dhe është njohëse shumë e mirë e gjuhës Angleze.

Z. Diamant Ibrahimi - Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri

Z.Ibrahimi ka lindur në vitin 1992 në Skënderaj, Kosovë, Është bërë pjesë e ProCredit Bank Kosovë në tetor të vitit 2013. Fillimisht ka qenë pjesmarrës në Programin “Bankierët e Rinj”. Më pas ka punuar si Këshillues për Klientët Privatë dhe me vonë si Këshillues për Klientët e Biznesit.
Duke filluar nga viti 2016 ai ka punuar pranë Departamentit të Financës së ProCredit Bank Kosovë. Në periudhën kohore gusht 2019-2021 ai ka qenë bashkë-udhëheqës i këtij departamenti.
Nga qershor 2018-korrik 2019 ai ka punuar pranë Departamentit të Financës së ProCredit Shqipëri, fillimisht si Specialist i Kontrollit Financiar dhe më pas si Zv.Drejtor i këtij departamenti.
Duke filluar nga muaji shtator 2021 ai është bërë sërish pjesë e ProCredit Bank Shqipëri si drejtues i Divizionit të Financës dhe Mbështetjes së Biznesit. Aktualisht ai është Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri.
Ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, dega Financë dhe Kontabilitet. Gjithashtu ka përfunduar në mënyrë të suksesshme Akademinë Për Bankierët të organizuar në vitin 2018 nga ProCredit Holding në Gjermani dhe aktualisht është duke përfunduar Akademinë për Menaxherët të organizuar në Gjermani nga ProCredit Holding.