Open Responsive Menu

 

Akademia ProCredit, Fürth, Germany
Akademia ProCredit në Gjermani ofron një program zhvillimi profesional tre vjeçar me kohë të pjesshme për punonjësit e manaxhimit të mesëm dhe të lartë. ProCredit Academy in GermanyKursi ofron jo vetëm trajnim të avancuar në aspektet e proçesit dhe proçedurave të bankingut dhe aftësive bazë të komunikimit, por, është projektuar për të thelluar të kuptuarit e pjesëmarrësve në dimensionin social të historisë dhe ekonomisë, duke theksuar ndërthurjen me vlerat dhe parimet tona. Meqënëse pjesëmarrësit janë punonjës të institucioneve ProCredit nga mbarë bota, studentët kanë një mundësi unike që të mësojnë dhë të zhvillohen si në bankingun profesional ashtu edhe si individë, në grupe të përbërë nga njerëz me formim të ndryshëm kulturor.

Për më shumë informacion klikoni në linkun: Akademia Qëndrore e ProCredit Fürth-Weschnitz, Gjermani

 

Akademitë Rajonale ProCredit: Veles (Maqedoni) dhe Fusa (Kolumbi)
Akademitë Rajonale në Maqedoni dhe Kolumbi ofrojnë një program dymbëdhjetë-javor për punonjësit e manaxhimit të ulët dhe të mesëm. Stafi nga bankat e grupit në Europën Lindore dhe Afrikë ndjekin kurset në Maqedoni, ndërsa kolegët e tyre nga Amerika Latine ndjekin kurset në Kolumbi. Kurset janë projektuar që të përmirësojnë njohuritë teknike të pjesëmarrësve në fusha të ndryshme të bankingut, duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë e tyre manaxheriale dhe të komunikimit si dhe duke i përfshirë në një dialog intensiv mbi vlerat dhe etikën e biznesit. Kurrikulat përfshijnë tema të zgjedhura nga fusha të ndryshme, ku bën pjesë manaxhimi, vëmendja tek njerëzit dhe proçeset si dhe tek bankingu, financa dhe shkencat humane.

Për më shumë informacion klikoni në linkun: Akademia Rajonale e ProCredit - Veles, Maqedoni