Open Responsive Menu

Çfarë lloj kredie i përshtatet më mirë nevojave tuaja?

 

 

 

Sektori i bujqësisë dhe agrobizneset përballen me disa sfida dhe risqe, të cilat duhet të merren parasysh përpara se të aplikohet për një kredi. Për shkak të sezonalitetit të tyre, bizneset bujqësore kanë nevojë për fonde në një periudhë të caktuar të vitit, në mënyrë që të bëjnë investimet e duhura në kohën e duhur.

Agrobizneset, veçanërisht ato fokusuar në prodhimin, kanë nevojë për një kredi specifike, e cila u lejon atyre që të investojnë shpejt dhe të përmbushin detyrimet e kthimit të kredisë pas periudhës së vjeljes. Në këtë kontekst, një "Bullet-loan" është shërbimi më i përshtatshëm financiar për agrobiznesin dhe u mundëson bizneseve bujqësore të fokusuar në përpunimin dhe tregtim (kompani import-eksporti) për të pasur fonde në mënyrë të vazhdueshme.

Bizneset bujqësore në Shqipëri ende përballen me probleme të lidhura me pronësinë e tokës. Prandaj ProCredit Bank ka kërkesë fleksibël për kolateral, për ato biznese të qëndrueshme që kanë një historik të mirë banking, por që nuk janë në gjendje të përmbushin kushtet e kolateralit për kreditë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, në ProCredit Bank ne i këshillojmë klientët tanë në sektorin e bujqësisë që të bëjnë investime me masat e eficiencës së e energjisë. Fermerët dhe prodhuesit bujqësorë mund të rrisin fitimet dhe të reduktojnë shpenzimet nëpërmjet përdorimit të pajisijeve eficiente, të tilla si dhoma frigoriferike për ruajtjen e mallrave, duke i mbajtur prodhimet e freskëta. Eficienca e energjisë zbatohet për të gjitha fazat e prodhimit bujqësor, nëpërmjet pajisjeve që konsumojnë energji, si traktorët, plugjet, korrësit etj. Investimet në eficiencën e energjisë mund të rezultojnë në kursim dhe brenda disa vitesh, mund të “paguajnë plotësisht veten”.