Shërbimi Internet Banking i ofruar nga ProCredit Bank, ju mundëson kryerjen e veprimeve bankare nëpërmjet internetit.
Është një shërbim shumë i thjeshtë, i sigurtë, i shpejtë dhe nuk kërkon instalim të programeve shtesë, mjafton vetëm që ju të vizitoni faqen tonë të internetit.
Për hyrë në faqen ebanking klikoni butonin e banking, gjithashtu ju mund të hyni në faqen demo të shërbimit e banking për të testuar mënyrat dhe opsionet e përdorimit të faqes duke klikuar butonin e banking DEMO.
Me platformën e re e-banking, ne kemi shtuar funksionalitetet, të cilat do të plotësojnë edhe më mirë nevojat tuaja të biznesit. Ju mund të merrni informacione ose të kryeni transaksione si më poshtë:
Informacione |
Transaksione |
Lëvizjet dhe bilancin e llogarisë. | Mund të kryeni pagesa institucionale brenda degëve të ProCredit Bank apo të kryeni pagesa kombëtare me bankat e tjera vendëse. |
Shikimin e urdhëresave të fundit përmes e-Banking. | Mund të kryeni pagesat e tatimeve dhe doganave |
Shikimin e të gjitha urdhëresave që i keni bërë përmes bankës sonë. | Mund të kryeni pagesa ndërkombëtare për transaksione të rregullta dhe Propay |
Ju mund të vendosni më shumë se dy autorizime/nënshkrime. | Mund të kryeni kalimet e pagave të punonjësve |
Kontrolloni me saktësi IBAN. | Këmbime valutore pa limit shume midis llogarive. |
Merrni informacione ne MAILBOX tuaj. | Mund të kryeni pagesa të faturave mujore pa komisione dhe me proçesim në kohë reale (përfshihet pagesa e faturave të dritave, ujit, telefonit fiks dhe celular. |
Mund të ndryshoni fjalëkalimin tuaj. | Mund të kryeni pagesat e kësteve të kredisë duke transferuar këstin nga llogaria rrjedhëse. |
Çfarë avantazhe përfitoni duke përdorur shërbimin e-banking?
• Sepse është një teknologji e sigurtë në përdorim dhe mënyra më e thjeshtë për të administruar fondet e biznesit.
• Ju mund të kryeni çdo veprim pa qënë e nevojshme të paraqiteni në bankë.
• Kryeni në mënyrë të pavarur veprime në çdo kohë dhe në çdo vend, nga ambjentet e zyrës apo shtëpisë suaj, kur jeni në udhëtim apo me pushime. Mjafton vetëm lidhja me internetin!
Plotësimi i nevojave të klientëve, është prioritet i ProCredit Bank, prandaj ne kemi lançuar video udhëzuese të cilat e bëjnë edhe më të lehtë komunikimin me klientët tanë dhe përdorimin e e-banking.
Për t'u njohur me kushtet e punës për shërbimin Internet Banking vizitoni faqen Kushtet e Punës.