Open Responsive Menu

Kredi e mbështetur nga BE
Si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm financiar për SME-të, ProCredit Bank ofron mundësitë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit tuaj. Nëpërmjet një analize të mirë financiare, vendimmarrje të përgjegjshme dhe një marrëdhënie të personalizuar me klientët tanë, ne ofrojmë shërbime financiare që përmbushin nevojat e biznesit tuaj.

Banka ProCredit ofron kredi per investime dhe kredi me destinacion kapitali punues për kompanitë qe perfitojne nga Programi InnovFin. Duke ofruar garanci, ky program synon të mbështesë financimin e inovacioneve për SME-të.

Termat e ofruara:

Shuma e financimit: në varësi të planit të investimit

Valuta: Lek dhe Euro

Norma e interesit: Norma të favorshme

Komision administrimi: Sipas standardit

Kërkesa për kolateral: 50% më pak kolateral krahasuar me rastet e tjera

Ky program është i dedikuar për:

SME-të qe iniciojne investime inovative (p.sh. futja e produkteve të reja, mallra dhe shërbime, ndryshime të rëndësishme në procesin e prodhimit, inovacion në formën e organizimit të prodhimit, si dhe metoda e koncepte te reja të marketingut etj.).

Ndërmarrjet e fokusuara në veprimtarinë kërkimore dhe të zhvillimit.

Ndërmarrje që operojnë në treg për më pak se 12 vjet dhe qarkullimi i fuqisë punëtore te tyre eshte rritur me të paktën 20%,  gjatë një periudhe tre-vjeçare.

Ndërmarrjet që veprojnë në treg për më pak se 7 vjet dhe Kërkimi & Inovacioni i kostove të tyre të përfaqësojnë të paktën 5% të shpenzimeve të përgjithshme operative të tyre.

Programi InnovFin ofron financim i cili sjell rritje te avantazheve konkurruese dhe te eficences, kosto të reduktuara dhe të përmirësim të kushteve të punës.

Perfituesi final është i mbeshtetur  nga InnovFin SME Guarantee Facility, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në bazë te  Instrumentave Financiarë Horizon 2020.

 

Fillimi i faqes