Kredi për Investime
Ne ofrojmë financim afatgjatë për çdo biznes që ushtron aktivitet në fushën e prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve, mbështetur në një analizë të plotë financiare si dhe në planin e investimit.
Kredia për investime ju ofron mbështetje:
• Për të blerë, zgjeruar apo rikonstruktuar ambiente të biznesit tuaj (zyra administrative, ambiente prodhimi)
• Për të blerë pajisje apo makineri të reja ose të përdorura të nevojshme në biznesit tuaj.
Klientët përfitues |
Biznese të liçencuar |
Shuma e financimit | Shuma e financimit varet nga plani i investimit si dhe mundësia e pagesës. ProCredit Bank ju ofroj mundësinë e financimit me një shumë të vetme ose financim të ndarë në disa shuma. |
Afati maksimal |
Ofrohet financim deri në 15 vjet. |
Interesi i kredisë | Kreditë me afatgjata (mbi 3 vjet) ofrohen me normë interesi të ndryshueshme. |
Pagesa e kësteve | Pagesat e kësteve bëhen çdo muaj dhe mund të jenë: • ''të rregullta'' (shuma të njëjta çdo muaj) • ''të çrregullta'' (shuma të ndryshme sipas sezonalitetit). |
Garancia | Për financim deri në 50,000 euro hipoteka nuk është e domosdoshme. |
Monedha | Financimi ofrohet në Lekë / Euro ose Usd. |
Dokumentacioni i nevojshëm:
• Dokument i vlefshëm identifikimi
• Dokumenta ligjorë dhe financiarë të biznesit
• Plani i investimit në biznesin tuaj
• Dokumentat e pengjeve ose garancisë hipotekore
Për t’u njohur me kushtet e punës për Kredinë për Investime vizitoni faqen “Kushtet e Punës”.
.............................................ProCredit Bank Albania, St. "Dritan Hoxha", Nd.92, H.15, Njesia Bashkiake Nr.11,Tirana, ZIP Code 1026, Tel: +355 (4) 2 389 389............................................
N.I.P.T. J 91524011 J - KIB 20911005 - Kodi Swift FEFAALTR