Open Responsive Menu

Kredi për Investime
Nëpërmjet kredisë për investime ju mund të rrisni biznesin tuaj apo të bleni paisje dhe makineri moderne për agrobiznesin, të bleni materialet e nevojshme që do te sjellin përmirësim të produkteve tuaja, të ndërtoni dhoma frigoriferike apo mjedise të përshtatshme për ruajtjen e prodhimit tuaj, të rrisni sipërfaqet e mbjella apo të shtoni bagëtitë tuaja.

Kredi për Investime përfitojnë klientët që mbulojnë aktivitete si:
Prodhim bujqësor dhe blegtoral
Përpunim / grumbullim dhe tregtim të produkteve bujqësore dhe blegtorale
Shërbime bujqësore dhe blegtorale
Fermerë, blegtorë, pemëtaria, vreshtaria, shpendët, mekanika bujqësore

Qëllimi i kredisë

Blerje të mekanikës bujqësore, teknologjive dhe pajisjeve për industrinë ushqimore. Blerje/rikonstruksion ose ndërtim të magazinave të grumbullimit të fruta-perimeve. Ndërtim/rikonstruksion të ambienteve frigoriferike për ruajtjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Investime në serra diellore.

Shuma e kredisë

Shuma e financimit varet nga plani i investimit dhe kapaciteti pagues i klientit.

Afati i kredisë

Deri në 10 vjet

Monedha

Kredia ofrohet në monedhat: Lekë/ Euro/ USD

Kushtet

Te kete eksperience biznesi bujqësore 1 vjeçare.

Ne ofrojmë fleksibilitet në kolateral. Kjo mundësohet nëpërmjet përfshirjes në fondet e garancisë që banka ka në dispozicion (me BERZH dhe EIF) për mbështetjen e agrobizneseve, agroperpunuesve, agroprocesuesve si dhe realizimin e projekteve të reja që rrisin konkurrueshmerinë në treg të bizneseve etj.

Mënyrat e pagesës së kredisë:
Këste të rregullta mujore – aplikohen në rastet kur të ardhurat e biznesit janë të rregullta mujore. Ne ofrojmë fleksibilitet me këste jo të rregullta mujore në varësi të sezonalitetit të të ardhurave.

Kredi me një pagesë të vetme “BULLET”- aplikohet për ato biznese me sezonalitet të theksuar, të cilat i marrin të ardhurat në kohë të përcaktuara. Në këtë rast klienti paguan çdo muaj vetëm interesin e kredisëkurse në fund shumën e kredisë.

Kredi me periudhë lehtësuese “Grace Period”- aplikohet për ato biznese të cilat nuk gjenerojnë të ardhura në fazat e para të investimit. Për të krijuar lehtësi për një periudhë të caktuar kohe vendoset kësti sa interesi i kredisë dhe më pas vendosen këste të rregullta.

Dokumentacioni i nevojshëm:
Dokument i vlefshëm identifikimi (klienti dhe bashkë kredimarrësit)
Vërtetim nga Organet Vendore që klienti ushtron aktivitet Blektoral-Bujqësor (Matrikullim,Taksa Toke)
Kodi i Fermerit, Liçencë Aktiviteti

Për t’u njohur me kushtet e punës për kredinë për investime vizitoni faqen Kushtet e Punës”.

Fillimi i faqes