Open Responsive Menu

Kreditë për biznesin

 

Një kredi biznesi, kur ofrohet me përgjegjësi, është një mjet për të bërë investime afatgjata, të cilat formojnë bazën për një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Në përgjithësi, kriteret për marrjen e një kredie janë:

  • Një plan i mirëpërcaktuar i investimeve në biznesit
  • Një nivel i kënaqshëm i të ardhurave dhe biznes likuid
  • Një projeksion/projektim i qartë i të ardhurave të biznesit nga investimet përgjatë kohës.

Edhe pse bizneset mund të kenë një plan investimi të përcaktuar mirë, ata shpesh nuk kanë fonde të mjaftueshme për të arritur objektivat e tyre. Në raste të tilla, një kredi për biznesin është mjeti i duhur për investim.

Duke ndjekur planin e investimeve, bizneset jo vetëm rrisin mundësinë e përmbushjes së detyrimeve mujore të tyre për këstet, por gjithashtu mund të gjenerojnë fitim shtesë. Me fjalë të tjera: të ardhurat tuaja duhet të jenë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet dhe të gjenerojnë fitim.

Përmes një analize të plotë financiare, këshilluesit financiarë të ProCredit Bank janë në gjendje të vlerësojnë përfitimet e mundshme dhe zhvillimin e ardhshëm të biznesit tuaj, bazuar në investimet e planifikuara. Si një partner i besueshëm i biznesit, ne i mbështesim kërkesat për kolateral, në përputhje me qëllimin dhe shtrirjen kohore të kredisë. Për shuma specifike dhe periudha relativisht afatgjata të investimeve, kolaterali duhet të mbulojë pjesërisht ose plotësisht shumën e kredisë, në mënyrë që të zvogëlojë riskun e marrë nga banka.