Open Responsive Menu

Mobile banking

Aksesoni llogaritë tuaja dhe kryeni veprime bankare 24 orë në 7 ditë të javës nëpërmjet telefonit tuaj.

Mobile banking vjen si mundësi për të përdorur në mënyrë praktike shërbimin e-banking nga telefoni. Nëpërmjet tij ju keni mundësi të aksesoni shërbimin e-banking në mënyrë të përshtatshme për celularin tuaj.

Nga Mobile banking ju keni mundësi për të realizuar veprimet më të përdorshme nga llogaritë tuaja, si:

  • Merrni informacion mbi të gjitha llogaritë tuaja (llogari rrjedhëse, kursimi, depozita me afat dhe karta)
  • Kryeni transferta midis llogarive tuaja dhe tek palë të tjera brenda bankës
  • Kryeni transferta kombëtare në LEK
  • Shikoni 100 urdhërpagesat tuaja të fundit
  • Aprovoni “Pagesat për aprovim”

Për të realizuar transferta ju duhet të keni të regjistruar më parë përfituesin në versionin desktop dhe ruajtur atë si përfitues. Për regjistruar përfitues të rinj, apo për përdorim të zgjeruar të shërbimit e-banking, mjafton të klikoni tek butoni "Versioni Desktop".

Çfarë nevojitet për të përdorur këtë shërbim?

Mjafton që ju të keni lidhje në internet, një llogari e-banking në ProCredit Bank dhe të shkarkoni nga Google Play /Apple Store aplikacionin e emërtuar “ProCredit Bank application”, ose skanoni direkt kodin QR:

Ju nevojitet vetëm të vendosni username dhe password të e-banking tuaj dhe aksesoni lehtësisht mobile banking.