Open Responsive Menu

 

Ne synojmë që të jemi "Banka Partnere" për bizneset e vogla dhe të mesme (SME) sepse besojmë që këto ndërmarrje krijojnë më shumë vende të lira pune, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Ne përpiqemi që të promovojmë kulturë të mirë kursimi tek familjet dhe individët si dhe të ofrojmë shërbime bankare transparente dhe të përgjegjshme për njerëzit që jetojnë dhe punojnë në zonat që shërbehen nga banka jonë.

Për punonjësit e ProCredit Bank, zbatimi i standarteve dhe parimeve të përgjegjshme, nuk është vetëm një mënyrë të punuari: është një mënyrë të jetuari. Ne ofrojmë më shumë se sa një vend pune: ofrojmë një mundësi për t'u bërë pjesë e një institucioni etik, të fokusuar në bankingun e përgjegjshëm.

Për ProCredit Bank, përgjegjshmëri nënkupton:

•  Komunikim transparent dhe respekt për klientët dhe kolegët tanë
• Ofrimi i një shërbimi financiar të besueshëm, të kuptueshëm dhe lehtësisht të përdorshëm, projektuar  për të përmbushur nevojat e klientëve tanë
•  Krijimi i një impakti pozitiv dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e bizneseve lokale, duke promovuar zhvillimin e mjedisit dhe të punonjësve tanë.

Kjo përgjegjshmëri në banking, na lejon që të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë, të bazuar në besimin reciprok. Ne besojmë në këto parime dhe zbatimi i tyre në punën tonë të përditshme, na diferencon.

E themeluar në vitin 1995, ne jemi pjesë e Grupit Ndërkombëtar ProCredit. Grupi udhëhiqet nga ProCredit Holding dhe mbështetet plotësisht nga ProCredit Bank në Gjermani. ProCredit Holding dhe ProCredit Bank Gjermani janë të mbikqyrura nga Autoriteti Gjerman i Mbikqyrjes Financiare (BaFin), që thekson besueshmërinë dhë qendrueshmërinë e institucioneve ProCredit.

Qëndrueshmëria dhe besueshmëria jonë, garantohet nga aksionerët tanë. Aksioneri ynë kryesor është ProCredit Holding, i cili është vlerësuar me (BBB-) për nivel investimi nga kompania Fitch Ratings dhe ofron drejtim strategjik për grupin e bankave ProCredit. Në fund të Shtator 2013, grupi ProCredit kishte kapital të nënshkruar në vlerë 513 milionë Euro dhe një total asetesh prej 5.8 miliardë Euro.