Open Responsive Menu

Politika e Privatësisë per rekrutimet në "ProCredit Entry Programme"

 

I nderuar vizitor,

Ju bëjmë me dije se, me qëllim për t'ju ofruar një shërbim sa më të mirë, të shpejtë dhe sipas kërkesave tuaja, Banka ProCredit ka krijuar disa forma aplikimi, ku disa nga fushat e faqes se internetit të ProCredit Bank , nje nder keto eshte dhe aplikimi në "ProCredit Entry Programme".

Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga banka në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

Banka ProCredit thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në deshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: aplikim për punë për programin "ProCredit Entry Programme").

Në këtë kuadër, Banka ProCredit dëshiron të vërë në vemendje të çdo përdoruesi se pasi informacioni ka mberritur ne Web serverin e Bankës, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe perpunimin e mëtejshem të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Ne perdorim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nën kontrollin tone kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesin e personave të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht duke vënë në funksionim teknologji të reja.

Perdoruesi konfirmon plotesimin dhe vertetesine e informacionit te dhene duke deklaruar se ka plotesuar ne menyre korrekte dhe te vertete te gjithe informacionin te kerkuar. Gjithashtu, me plotesimin e aplikimit online, perdoruesi deklaron se jep miratimin e tij per procesimin e metejshem te informacionit te dhene per perdorim nga ana e bankes sipas deklarates se privatesise mbi te cilin klienti jep pelqimin e tij ne rastin e aplikimit ne Programin "ProCredit Entry Programme" sipas linkut me poshte: https://cv-uploader.procredit-holding.com/PrivacyPolicy/Privacy%20Statement%20Albania.pdf

Te gjitha aplikimet per punesim drejtuar "ProCredit Entry Programme" apo pozicioni specifike ne banke,  behen direkt nepermjet faqes sone zyrtare te internetit.

Nepermjet aplikimit online, fillon procesi i marrjes se te dhenave online te aplikanteve sipas fushave te parashikuara ne CV per t’u permbushur, si dhe drejtimi i letres se motivimit:

Te dhenat fillestare qe merren nepermjet aplikimit online per kandidatet jane si me poshte:

•  Informacione personale (Emer, atesi, mbiermer, datelindje, vendlindje, kombesia, nr. i kartes se identitetit, gjendja civile, numri i femijeve).

•  Kontakte (Numer telefoni, adrese banimi, si dhe adresa e emailit)

•  Pyetje ne lidhje me informimin per programin

•  Arsimimi

•  Eksperienca profesionale

•  Trajnime

•  Punë shoqerore/Vullnetare

•  Gjuhet e huaja

•  Aftesi kompjuterike

•  Aktivitete dhe Interesa

•  Kontakte te individeve qe mund te referojne per aplikantin

•  Letra e motivimit

Aksesi për te pare, te dhenat personale te aplikanteve dhe perpunuar ato, i ka punonjesit,  qe mbajne funksionin e perzgjedhjes se stafit ne Departamentin e Burimeve Njerezore.

Ne kete faze dokumentohen referencat qe kandidati sjell nepermjet adreses se emailit te skanuara te cilat kontrollohen nga ana jone dhe verifikohen duke komunikuar me email apo me telefon me  personin pergjegjes qe e ka leshuar.

Ketu mund te perfshihen dhe komente qe merren nepermjet komunikimit me telefon me punedhenes te meparshem, apo petagoge qe kandidati na ka informuar paraprakisht qe ne aplikimin fillestar.

Ne cdo moment, pasi perdoruesi te kete dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar ne fushat specifike, ketij te fundit i lind e drejta qe, nepermjet nje kerkese prane Bankes ProCredit , te aksesoje keto te dhena si dhe te kerkoje korrigjimin e tyre. Ruajtja, trajtimi dhe perpunimi i ketyre te dhenave behet ne perputhje me ligjin nr. 9887 date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale", dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij. Politika jone e privatesise mund te ndryshoje ne te ardhmen.

Megjithate ne asnje rast nuk do të mund te kufizohen te drejtat e garantuara nga ligji nr. 9887 date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale", dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij.

Ne aplikimi per tu rekrutuar nepermjet "ProCredit Entry Programme" nuk cilesohet si fituese per te vazhduar me tej fazen e perzgjedhjes nga ana e bankes ,te dhenat e aplikimit ruhen ne softin e aplikimeve online 6 (gjashte) muaj nga dita e refuzimit dhe me pas fshihen automatikisht nga softi.

Ndersa per cdo rast ku aplikanti behet me tej punonjes i bankes, nese do te kete  nderprerje te marredhenies se punes, stafit qe do te largohet i behet me dije qe mund te terheqe dokumentat personale deri ne tre muaj pas nderprerjes se marredhenies se punes. Nese stafi nuk ka shprehur interesimin e tij per terheqjen e dokumentave, ato hiqen nga file personale  per tu asgjesuar pas nje periudhe 3 (tre) mujore,pas nderprejes se marredhenies se punes, bazuar ne Udhezimin Nr.11 date 08.09.2011 Mbi perpunimin e te dhenave ne sektorin privat.