Open Responsive Menu

1. Cili është afati i aplikimit?

"ProCredit Entry Programme" fillon me një grup të ri pjesëmarrësish katër herë në vit (çdo tre muaj). Nuk ka asnjë afat të përcaktuar për aplikimin; çdo aplikim konsiderohet për programin vijues të programuar. Kjo nënkupton që ju mund të aplikoni kurdoherë që jeni të gatshëm për të filluar programin.

2. Çfarë diplome duhet të kem për të marrë pjesë në program?

Për të marrë pjesë në "ProCredit Entry Programme", ju duhet të keni përfunduar studimet e larta ose jeni në prag diplomimi. Nuk ka rëndësi fusha ose vendi ku keni studiuar, brenda ose jashtë vendit; ne kërkojmë kandidatë të cilët kanë aftësi analitike shoqëruar me aftësi shoqërore si dhe potencial për zhvillim. 

3. Kam eksperiencë pune, por nuk është zyrtare; duhet ta përfshij në CV?

Po, sepse të gjitha eksperiencat  e punës janë të rëndësishme.

4. Aktualisht jam në marrëdhënie pune, por jam i gatshëm ta ndërpres punën për të ndjekur karrierën në fushën bankare. A është "ProCredit Entry Programme" i duhuri për mua?

"ProCredit Entry Programme" është një mundësi unike që u ofron pjesëmarrësve trajnim domethënës dhe mundësi për tu zhvilluar personalisht dhe profesionalisht në një mjedis bankar të përgjegjshëm. Kandidatët të cilët kanë eksperiencë profesionale janë të mirëpritur të aplikojnë për programin për aq kohë sa ata identifikohen më mënyrën e të bërit biznes të bankës ProCredit dhe kanë dëshirën dhe gatishmërinë për të bërë karrierë me ne.

5. Pse banka investon kaq shumë në një program intensiv me kandidatë pa eksperiencë pune? Si përfiton banka nga ky proçes?

Ne kërkojmë të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me kandidatët dhe besojmë që mënyra e vetme për ta arritur këtë është duke ofruar mundësi zhvillimi dhe trajnimi. Për më tepër, ne u japim mjaftueshëm kohë të dyja palëve - kandidatit dhe bankës - për tu njohur më mirë me njëri tjetrin dhe për tu familjarizuar me vlerat dhe parimet e secilit, duke lehtësuar në këtë mënyrë krijimin e një marrëdhënie afatgjatë. Mbi të gjitha, misioni ynë është që të jemi një bankë me shërbim të plotë e orientuar drejt zhvillimit për biznesin e vogël dhe të mesëm dhe në këtë mënyrë kontribuojmë në zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë. Për të ofruar kujdes shumë të mirë ndaj klientëve, ne i kushtojmë shumë rëndësi zhvillimit profesional dhe personal të punonjësve tanë të cilët trajnohen gjerësisht. Kjo është pjesë e përqasjes sonë ndaj biznesit bankar dhe gjithashtu një mënyrë praktike për të përmbushur misionin tonë.

6. A paguhem për pjesëmarrje në program?

Pjesëmarrësit marrin një pagesë mujore gjatë "ProCredit Entry Programme". Vlera e pagesës bazohet në eksperiencat e mëparshme të punës.

7. A kërkohet pjesëmarrje me kohë të plotë?

Gjatë programit gjashtë mujor, kërkohet që kandidatët të jenë të pranishëm me kohë të plotë duke respektuar orarin zyrtar të institucionit.

8. Pse është fleksibiliteti kaq i rëndësishëm për bankën ProCredit?

Për ne është shumë e rëndësishme që kandidatët të jenë fleksibël si në lidhje me pozicionin ashtu edhe me vendin e punës. Pas përfundimit me sukses të "ProCredit Entry Programme", ne presim që pjesëmarrësit të jenë të gatshëm për tu trajnuar dhe për të punuar në qytete të ndryshme në Shqipëri, duke qënë se besojmë që kjo është jo vetëm një mënyrë efikase për të përfituar njohuri dhe aftësi të reja, por gjithashtu një mundësi për të shkëmbyer eksperiencat dhe praktikat më të mira me kolegë në degë të tjera. Kjo nënkupton që kandidatët e "ProCredit Entry Programme" duhet të jenë të gatshëm për të udhëtuar, punuar dhe jetuar në qytet tjetër nga qyteti i tyre aktual për një periudhë të caktuar.

Prandaj, ne presim fleksibilitet të plotë nga kandidatët të cilëve u jepet mundësia që të marrin pjesë në këtë program.

9. Kam probleme me hartimin e letrës së motivimit, duke qenë se nuk kam shkruar më parë një letër të tillë. Çfarë duhet të shkruaj?

Në letrën e motivimit, duhet të shpjegoni qartë arsyet pse keni vendosur të aplikoni për këtë program kur i përgjigjeni pyetjes: "Pse po aplikoj për "ProCredit Entry Programme"". Letra juaj duhet të përfshijë gjithashtu informacion mbi formimin tuaj, çfarë ju bën juve një kandidat premtues, si përshtateni me vlerat dhe synimet tona dhe çfarë vizioni keni për karrierën tuaj. Prandaj, ju rekomandojmë që të lexoni rreth bankës sonë përpara se të shkruani letrën e motivimit dhe CV-në tuaj. Informacionin rreth nesh dhe grupit ProCredit mund ta gjeni në faqen zyrtare të internetit të ProCredit Holding: www.procredit-holding.com

10. Më keni telefonuar më parë, por nuk kisha mundësi të flisja në telefon. Do të më kontaktoni sërisht?

Çdo kandidati i jepet mundësia që të përcaktojnë kohën për të kryer bisedën telefonike. Po ne do të sigurohemi që të gjithë kandidatët e përzgjedhur për këtë fazë tu jepet mundësia për të marrë pjesë në këtë fazë të procesit të përzgjedhjes.

11. Testet matematikë dhe logjike që ju paraqisni në faqen tuaj të internetit janë të thjeshta - a do të zhvilloj teste të ngjashme me këto në ditën e testimit?

Testi do të jetë i ngjashëm me testet që ne paraqesim në faqen tonë të internetit, por çdo muaj paraqitet një test i ndryshëm. Në test do të keni probleme logjike, thyesa, numra dhjetorë, etj - të cilat duhet ti zgjidhni pa ndihmën e makinës llogaritëse meqënëse ato nuk lejohen gjatë testimit. Niveli i kërkuar për të kaluar me sukses testin matematikë dhe logjik është 39 pikë nga 60 pikë në total.

12. Herën e parë nuk e kalova testin; a mund të më ofrohet një mundësi e dytë për tu pranuar në program?

Ju mund të aplikoni për programin edhe një herë të dytë; pas 6 muajve, megjithatë, ju keni avantazh pasi ju tashmë e dini se si zhvillohet proçesi; prandaj ju sugjerojmë të merrni kohë për tu përgatitur mirë.

13. Çfarë pritet nga kandidatët gjatë seminarit 2-javor dhe programit?

Gjatë programit zhvillohen diskutime në grup, hartim esesh ose kërkime. Prandaj, ne ju rekomandojmë të keni një nivel të lartë pjesëmarrje, të punoni në grup dhe " të mendoni jashtë kornizave" - jo vetëm në seminarin 2-javor, por gjatë gjithë programit.

14. A u ofroni individëve që përfundojnë "ProCredit Entry Programme" pozicione të përhershme?

Përfundimi me sukses i "ProCredit Entry Programme" është mënyra e vetme për të konsideruar një pozicion të përhershëm në bankën ProCredit. Megjithatë, nuk ka asnjë detyrim ligjor për të dyja palët - bankën dhe kandidatin - për të hyrë në një marrëdhënie punësimi.