Open Responsive Menu

Misioni Ynë

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ne ofrojmë shërbim cilësor për bizneset e vogla dhe te mesme si dhe për ata individë që kanë kapacitetin për të kursyer dhe që preferojnë të shërbehen përmes kanaleve elektronike bankare. Në veprimet tona, ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën në komunikimin me klientët, nuk promovojmë kredinë konsumatore, përpiqemi të minimizojmë ndikimin tonë negativ në mjedis dhe ofrojmë shërbime financiare të përshtatshme me situatën e klientëve tanë si dhe të bazuara në një analize të përgjegjshme financiare.

Fokusi ynë është ofrimi i shërbimit cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Ne promovojmë kulturën e kursimit dhe përgjegjësinë financiare, duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët tanë, shërbime online dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, si për klientë biznesi ashtu edhe individë privatë.

Aksionaret tanë presin një fitim të qëndrueshëm nga investimi, por nuk janë të interesuar vetëm për maksimizimin afatshkurtër të fitimit. Ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin e punonjësve tanë, për të krijuar një mjedis pune të kënaqshëm dhe efikas, si edhe për të siguruar shërbim profesional dhe të përshtatshëm për klientët tanë.