Open Responsive Menu

Si i mbështet ProCredit Bank agrobizneset?

 

 

 

ProCredit Bank është banka e parë në Shqipëri që ka mbështetur agrobizneset duke u ofruar zgjidhje të përgjegjshme financiare, përsa i përket financimit dhe këshillimit financiar për pronarët e bizneseve. Duke ofruar informacion të rëndësishëm dhe të përditësuar, ne mbështesim biznese të tilla për investime në pajisje moderne, duke rritur në këtë mënyrë konkurrencën në treg. Për shkak të ekspertizës dhe eksperiencës së gjërë në këtë treg të brishtë, ProCredit Bank përpiqet të krijojë një zinxhir efikas dhe të mirë-përcaktuar të tregut, që përfshin bizneset prodhuese, përpunuese dhe tregtare.

Qëllimi kryesor është që të sjellë së bashku bizneset e sipër-përmendura, për të përmirësuar bashkëpunimin mes tyre dhe për të siguruar një treg të qëndrueshëm dhe të sigurt për prodhimet e tyre.