Open Responsive Menu

Mirëserdhët në direktorinë  “Kujdesi ndaj Klientit”!

ProCredit Bank i kushton vëmendje të veçantë çdo klienti duke synuar që eksperienca juaj me bankën tonë të jetë unike, profesionale dhe e kënaqshme.

Ne synojmë t'ju ofrojmë këshillimin e duhur financiar me qëllim që ju të përfitoni shërbimet bankare që plotësojnë nevojat tuaja duke zhvilluar në këtë mënyrë një marrëdhënie biznesi afatgjatë. Opinioni juaj është shumë i rëndësishëm për ne dhe na ndihmon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ju ofrojmë.

Nëse keni një ankesë, pyetje ose shqetësim për të ndarë me ne, ju ftojmë të kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit në bankën ProCredit nëpërmjet adresës:

kujdesindajklientit@procredit-group.com ose informacion@procredit-group.com

Ose telefononi në Qendrën tonë të Kontaktit:

+355 (0) 42 389 389 ose +355 (5) 2 293 001

Stafi ynë profesional në Qendrën e Kontaktit do t’ju ofrojë asistencë mbi shërbime bankare dhe financiare të bankës sonë.

Për bllokim të kartës ose token të e-banking tuaj, ju mund të telefononi gjatë 24 orëve. Për shërbime të tjera, telefononi nga ora 08:00 në 18:00, nga e hëna në të premte dhe të shtunën nga ora 09:00 në 15:00, ose na shkruani në informacion@procredit-group.com.

Të dhënat personale të klientit të përpunuara nëpermjet telefonatave të cilat zhvillohen nga ora 18:00 deri në 08:00 të ditës së nesërme (nga e hena në të premte) dhe nga ora 15:00 e ditës së shtunë deri në 08:00 të ditës së hënë, si dhe gjatë festave zyrtare në Shqipëri  do të përpunohen nga filiali në Kosovë i kompanisë Quipu GMBH me qendër në Gjermani. Banka ka siguruar ruajten dhe mbrojtjen me një nivel të përshtatshëm të të dhënave të klienteve të saj, në perputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, i   ndryshuar “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE” si dhe udhezimit  Nr. 19, datë 03.08.2012 MBI RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE MES KONTROLLUESIT DHE PËRPUNUESIT NË RASTET E DELEGIMIT TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE DHE PËRDORIMIN E NJË KONTRATE TIP NË RASTET E KËTIJ DELEGIMI.

Fillimi i faqes