Open Responsive Menu
13 Shkurt 2018

Njoftim për Klientë Biznesi

I nderuar Klient,

Me qëllim ofrimin e kushteve më të mira për një biznes sa më konkurrues në treg, ProCredit Bank Shqipëri është fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës së shërbimeve elektronike, si mënyra më efiçente për përmbushjen e nevojave tuaja bankare. E ndërsa jemi duke implementuar terësisht shërbime të avancuara elektronike, një nga qëllimet kryesore është të ofrojmë për klientët tanë shërbime që plotësojnë kritere të rëndësishme, siç janë shpejtësia në plotësimin e nevojave pa kufizime në kohë, transparenca dhe thjeshtësia.

Si e vetmja bankë Gjemane në Shqipëri, e specializuar për  bizneset (SME) dhe që synon të ofrojë standarde europiane shërbimi për klientët e saj, në kuadër transparence dhe kujdesi ndaj jush ju njoftojmë se:

Duke filluar nga data 1 mars 2018, kushtet e ofrimit të shërbimeve për të gjithë Klientët e Biznesit, kanë ndryshuar. Konkretisht, ju do të paguani një komision të vetëm shërbimi prej 1,500 lekë në muaj. Duke paguar vetëm këtë komision, ju do të përfitoni falas shërbimet e mëposhtme:

  • Mirëmbajtje mujore për llogarinë rrjedhëse
  • Mirëmbajte tre mujore për shërbimin e-banking
  • Mirëmbajtje gjashtë mujorë për Kartë Debiti
  • 5 Transferta Kombëtare dalëse në LEK  (jo urgjente, deri në 1,499,999 lekë)
  • Pagesa utilitare drejt: Kompanive telefonike, OSHEE, Ujësjellës, Dogana, Tatime, Sigurime Shoqërore, Llogari Buxheti
  • Njoftim me SMS për cdo blerje që ju kryeni në POS/ Internet/ Transferta ndërkombëtare dalëse
  • Mesazh Swifti në e-mail për transfertat kombëtare në valutë dhe transfertat ndërkombëtare dalëse

Për çdo informacion të mëtejshëm rreth ndryshimeve në kushtet e ofrimit të shërbimeve tona, ju ftojmë të kontaktoni më Këshilluesin tuaj të Biznesit, ose paraqituni pranë Agjencive tona.

Gjithashtu, ju mund të paraqiteni në cilëndo prej Agjencive tona për të vlerësuar ndryshimet dhe përfitimet subjekt i këtij njoftimi.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

Me respekt, ProCredit Bank Shqipëri