Open Responsive Menu
01 Mars 2018

Transferta të shpejta drejt Kinës në Yuan (CNY)

ProCredit Bank ju lidh me partnerët tuaj të biznesit në KINË, shpejt dhe me komisione të favorshme. Duke filluar nga data 1 mars 2018, ju keni mundësi të urdhëroni transferta në monedhën Kineze Yuan, direkt nga llogaria juaj në LEK, USD ose EURO.

Përfitoni nga avantazhe si:

• Evitoni riskun nga kursi i këmbimit

Më parë ju urdhëronit transfertën nga llogaria juaj në USD. Tashmë duke transferuar direkt në monedhën YUAN nga llogaria juaj në lek ose valutë, ju evitoni riskun e humbjes nga kursi i këmbimit.

• Avantazh konkurrues për ju dhe partnerin tuaj të biznesit

Duke u faturuar në monedhën YUAN nga furnitori juaj, ju keni avantazhin të blini produkte me çmim më të ulët se në USD. Gjithashtu edhe eksportuesit nga Kina evitojnë riskun e humbjes nga kursi i këmbimit.

• 15 USD (100 CNY*) - Komision fiks

Ju do të paguani vetëm një komision fiks 15 USD ose ekuivalenti në euro/lek për tipet e komisionit “Share” dhe “Beneficiary”. Ky komision është fiks, pavarësisht shumës së transfertës.

• Transferta të shpejta

Shuma e transferuar mbërrin tek llogaria e furnitorit më shpejt. Tashmë procesi i kanalizimit të fondeve është më i shkurtër se më parë.

Çfarë nevojitet të bëni për të përfituar nga këto avantazhe?

Kërkojini furnitorit tuaj faturë/parafaturë të shprehur në monedhën kineze YUAN dhe në çdo moment ju mund të kryeni transfertën nga e-banking. Nuk nevojitet të keni një llogari rrjedhëse në monedhën YUAN.

Përfitoni nga avantazhi që ProCredit Bank Shqipëri, pjesë e grupit Gjerman ProCredit Holding, ofron për klientët e saj.

 

Për informacion të mëtejshëm ju mund të kontaktoni me Qendrën e Kontaktit në +355 4 2 389 389, ose informacion@procredit-group.com

 

* ) CNY- China Yuan. 100 CNY konvertohen në 15 USD (ekuivalenti euro, lek) sipas kursit të këmbimit dt.23.01.2018