Open Responsive Menu
10 Prill 2018

ProCredit Holding, kompania mëmë e bankës ProCredit Shqipëri, publikon Raportin e Ndikimit të Grupit për 2017, i hartuar në përputhje me udhëzimet e GRI

Raporti i Ndikimit të Grupit për 2017 ofron informacion të përmbledhur mbi ndikimin social, ekonomik dhe mjedisor që shkaktojnë operacionet e biznesit të grupit ProCredit. I udhëhequr nga kompania mëmë me seli në Frankfurt ProCredit Holding AG & Co. KGaA (ProCredit Holding), grupi ProCredit përbëhet nga banka të fokusuara në bizneset SME. Fokusi operacional i grupit është i përqendruar në Evropën Juglindore dhe Lindore, por grupi është gjithashtu aktiv në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani.

Borislav Kostadinov, anëtar i Bordit Drejtues të ProCredit Holding, komentoi: "Ne jemi krenar që vazhdojmë të theksojmë angazhimin tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve ku bankat ProCredit operojnë. Së fundmi, së bashku me pasqyrat financiare të vitit 2017, ne publikuam Raportin Vjetor të Ndikimit të Grupit, i cili është hartuar në përputhje me standardet e raportimit të GRI-së. Ajo tregon në mënyrë të detajuar ndikimin e rëndësishëm që kemi arritur të krijojmë përmes modelit tonë të biznesit, qasjes sonë të veçantë ndaj marrëdhënieve me klientët dhe stafin".

Adela Leka, Drejtoreshë e Përgjithshme e bankës ProCredit Shqipëri, përshëndet hartimin e këtij raporti gjithëpërfshirës ku në një dokument të vetëm paraqiten të përmbledhura iniciativat e bankave që janë pjesë e grupit, përfshirë bankën ProCredit Shqipëri. Ajo thekson se: "Ne synojmë të punojmë me kompani inovative të cilat kanë vizion afatgjatë, me kapacitet për të krijuar vende të reja pune dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Ne fokusohemi në sektorët e prodhimit dhe punojmë veçanërisht me SME-të që investojnë në projekte miqësore me mjedisin apo të efiçencës së energjisë. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë klientëve të biznesit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në vende të ndryshme të rajonit. Klientët tanë të biznesit karakterizohen nga një model biznesi i qëndrueshëm dhe me nevoja për shërbime bankare moderne, të disponueshme 24/7. Jo vetëm kaq, por prej vitesh ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes së  ndërgjegjësimit për këto çështje. Me kalimin e kohës, ne kemi arritur të përmirësojmë përqasjen tonë drejt menaxhimit dhe rritjes së performancës sonë mjedisore. Për të minimizuar ndikimin e saj mjedisor dhe atë të klientëve të bankës, banka ProCredit Shqipëri ka marrë një qasje të trefishtë ndaj sfidave mjedisore, duke krijuar një sistem të mirëfilltë të menaxhimit mjedisor, i përbërë nga: Sistemi i administrimit të brendshëm mjedisor; Administrimi i riskut mjedisor dhe social në kredidhënie; Promovimi i Kredive Eko. Sistem ky i cili është certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare të praktikave më të mira - ISO 14001".

Ju mund të gjeni Raportin aktual të Ndikimit të Grupit në faqen e internetit të ProCredit Holding dhe të Bankës ProCredit Shqipëri.

Kontakt:

Suada Mansaku, Marketing dhe Komunikim, Banka ProCredit Shqipëri

Tel.: +355 696096618, e-mail: suada.mansaku@procredit-group.com

Rreth Bankës ProCredit Shqipëri

Banka ProCredit është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100% kapital gjerman në Shqipëri.  Banka është e fokusuar në ofrimin e standardeve të larta të shërbimit nëpërmjet ofrimit të shërbimeve moderne bankare, që plotësojnë pa kufizime në kohë, 24/7, nevojat e klientëve. Aksionari i vetëm është ProCredit Holding, me qëndër në Frankfurt, Gjermani. Banka është e vlerësuar me BB- nga Fitch Ratings dhe mbikëqyret në mënyrë të konsoliduar nga autorite të lata të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshërinë e saj.

Rreth ProCredit Holding AG &Co. KGaA

ProCredit Holding AG &Co. KGaA, e vendosur në Frankfurt amMain, Gjermani, është shoqëria mëmë e grupit ProCredit të orientuar nga zhvillimi, e cila përbëhet nga banka për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME-të) dhe fokusi operacional i të cilave është në Evropën Juglindore dhe Lindore. Përveç fokusit rajonal, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe Gjermani. Aksionet e shoqërisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionerët kryesorë të ProCredit Holding AG &Co. KGaA përfshijnë investitorë strategjikë të Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest, DOEN Participaties Holandez, Banka e Zhvillimit KfW dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si shoqëri e mbirenditur sipas Ligjit për bankat të Gjermanisë, ProCredit Holding AG &Co. KGaA mbikëqyret mbi një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare i Gjermanisë (BundesanstaltfürFinanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe nga Bundesbank-a gjermane. Më shumë informacion mund t'i gjeni në faqen e internetit të shoqërisë në www.procredit-holding.com