Open Responsive Menu
27 Prill 2018

Banka ProCredit pjesëmarrëse në AgroTech - Panairi & Konferenca Ndërkombëtare e Agrobiznesit

Sot u bë hapja e “AgroTech, Expo & Konference 2018 – Panairi dhe Konferenca Ndërkombëtare e Agrobiznesit dhe Agroteknikës”, organizuar nga Expocity Albania me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Banka ProCredit, si banka partnere e agrobiznesit, do jetë e pranishme për tre ditë rrjesht në Expocity duke theksuar pozicionin dhe angazhimin e saj për mbështetjen e agrobizneseve vendase.

Ky organizim ka si synim kryesor të mbledhë të gjithë aktorët më të rëndësishëm në fushat e bujqësisë dhe agroteknikës në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, për të krijuar një platformë ndërkombëtare të komunikimit për prodhuesit bujqësor nga i gjithë vendi. Gjithashtu ai synon të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të krijuar kontakte të drejtpërdrejta me kompanitë më të mëdha të kësaj industrie nga i gjithë rajoni, si Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi, të pranishme në panair.

Me anë të prezencës në Agrotech banka ProCredit rithekson angazhimin e saj, ndërmarrë që prej 20 vjetësh tashmë, për të mbështetur zhvillimin dhe financimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri. Përveçse në panair, banka ProCredit ishte një ndër pjesëmarrësit dhe në konferencën e zhvilluar, ku Znj. Loreta Gogaj, drejtoreshë e Departamentit të Zhvillimit të Biznesit, referoi mbi mbështetjen e agrobizneseve dhe avantazhet që banka ofron për zhvillimin e tyre. Gjithashtu theks u vu tek bashkëpunimi me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për fondet e garancisë dhe avantazhet që banka ofron lidhur me fleksibilitetin për kërkesat për kolateral. Ajo theksoi se: “Që prej vitit 2016 banka ProCredit është pjesë e Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit në Shqipëri e prezantuar nga BERZH në mbështetjen e Qeverisë Shqiptare. Ky fond ka rezultuar shumë pozitiv dhe ka krijuar mundësi të reja për agrobizneset në vend për t’u zhvilluar më shumë duke qenë se mungesa e kolateralit në këtë sektor ka qenë dhe vazhdon të jetë një pengesë e madhe’’.

Sot banka ProCredit është partnere e më shumë se 800 agrobizneseve të mbështetur me mbi 20 milion euro financime në investime në teknologji dhe pajisje për përpunim të produkteve ushqimore, mekanikës bujqësore, ndërtim të serrave për prodhim të kulturave të ndryshme, shtim të sipërfaqeve të mbjella, investime në teknologji moderne që rrisin efiçencën e biznesit dhe i bëjnë produktet e tyre më  konkurruese në treg. Realizimi i këtyre planeve u jep mundësinë agrobizneseve të jenë pjesë e skemave të ndryshme të granteve dhe garancive.

ProCredit Bank, Banka Partnere e Agrobiznesit!