Open Responsive Menu
17 Shtator 2018

Njoftim për Klientë Biznesi

Me qëllim ofrimin e kushteve më të mira për një biznes sa më konkurrues në treg, ProCredit Bank Shqipëri është fokusuar në investimin për të zhvilluar infrastrukturën e shërbimeve elektronike.

Si e vetmja bankë Gjermane në Shqipëri, e specializuar për  SME-të dhe që synon të ofrojë standarde evropiane shërbimi, në kuadër transparence dhe kujdesi ndaj jush ju njoftojmë se:

Duke filluar nga data 7 tetor 2018, llogarisë rrjedhëse të biznesit do t'i shtohen shërbime shtesë, si rezultat komisioni i vetëm i shërbimit mujor që ju paguani do të bëhet 4,000 Lekë/30 Euro.

Llogaria juaj ju mundëson që përmes kanaleve elektronike të menaxhoni me efiçencë të plotë fondet tuaja, 24 orë në 7 ditë të javës. Strukturimi i shërbimeve bankare dhe ofrimi  i tyre përmes llogarisë rrjedhëse ka avantazhin që nëpërmjet një komisioni të vetëm ju të përdorni falas shumicën e shërbimeve bankare që keni nevojë në veprimtarinë e përditshme të biznesit. Për më maksimizuar përfitimin nga balancat që mbani në llogari banka ProCredit ofron një shërbim të dizenjuar enkas për këtë qëllim - FlexSave.

Duke paguar vetëm këtë komision mirëmbajtje ju keni mundësi të përfitoni nga të gjitha shërbimet e mëposhtme:

 

Shërbimet Bankare

Komisioni mujor fiks

Hapja, mirëmbajtja dhe mbyllja e dy llogarive rrjedhëse

4000 Lekë / 30  Euro

Hapja, mirëmbajtja dhe mbyllja e FlexSave

Karta debiti për ju dhe ortakun tuaj (deri në dy karta)

Depozitim dhe tërheqja në bankomate të ProCredit Bank

Gjenerimi i mini-bilancit të llogarisë në bankomate të ProCredit Bank

Blerjet në POS të ProCredit Bank

Blerje në POS të bankave të tjera në Shqipëri

Mirëmbajtje dhe përdorim i shërbimit e-Banking

Pajisja e klientit me token të ri (deri në dy token për 2 përdorues)

Transfertat brenda llogarive tuaja dhe klientëve të tjerë brenda bankës

5 transferta kombëtare dalëse në LEK (jo urgjente deri ne 1,499,999 lekë)

Pagesa e faturave mujore (energji elektrike, ujë, telefon, etj.)

Pagesa Dogane, Tatimet, Sigurime Shoqërore dhe Llogari Buxheti

Njoftim me SMS, për çdo blerje që ju kryeni në POS /Internet /Transferta ndërkombëtare në nisje

Dërgim Swifti me e-mail për transferta kombëtare në valutë dhe ndërkombëtare që urdhëroni

 

Për llogari rrjedhëse shtëse (të tretë), komisioni mujor do te jetë 2,000 Lekë/ 15 EUR/ 15 USD.

Për çdo informacion të mëtejshëm rreth ndryshimeve në kushtet e ofrimit të shërbimeve tona, ju ftojmë të kontaktoni më Këshilluesin tuaj të Biznesit, ose paraqituni pranë Agjencive tona.

Gjithashtu, ju mund të paraqiteni në cilëndo prej Agjencive tona për të vlerësuar ndryshimet dhe përfitimet subjekt i këtij njoftimi.

Me respekt,ProCredit Bank Shqipëri