Open Responsive Menu
16 Mars 2019

Agro-Tech Expo & Forum 2019

Gjatë datave 15-16 mars 2019 në EkspoCity u zhvillua edicioni i dytë i Agro-Tech Expo & Forum. Ky organizim ftoi në një platformë komunikimi biznesi, aktorët më të rëndësishëm kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e bujqësisë, agro-përpunimit dhe agroteknikës.

Banka ProCredit, me anë të prezencës në AgroTech 2019 rithekson angazhimin e saj, ndërmarrë që prej 20 vjetësh tashmë, për të mbështetur zhvillimin dhe financimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri.


Që prej vitit 2001 kemi ofruar mbështetje për këtë sektor të rëndësishëm nëpërmjet ofrimit të këshillimit dhe shërbime të dedikuara. Jo vetëm kaq, por në kuadër të Skemave Kombëtare të mbështetura nga Qeveria Shqiptare dhe programit IPARD-like ne ofrojmë fleksibilitet në garancinë e kërkuar në raste financimi të projekteve të ndryshme. Kjo sigurohet duke ju përfshirë në fondet e garancisë që banka ka me institucionet ndërkombëtare si BERZH dhe Fondin Evropian të Investimeve (EIF).

 

ProCredit Bank, Banka Partnere e Agrobiznesit!