Open Responsive Menu
20 Qershor 2019

Të Reja për e-Banking

Banka ProCredit është e angazhuar në ofrimin e shërbimeve të avancuara elektronike. Në këtë kuadër sjellim në mënyrë të vazhdueshme zhvillime të shërbimeve që ofrojmë përmes platformave tona elektronike.

Më poshtë janë të listuar disa prej shërbimeve që kemi implementuar së fundmi në platformën e-Banking, ku klientë Biznesi dhe Individë përfitojnë jo vetëm nga shërbime të reja, por edhe veçori ekstra të shërbimeve të mëparshme:

- Hapje Depozite me Afat (vetëm për Individë)
- Menaxhimi i Linjës së Kredisë (vetëm për Biznese)
- Regjistrim "Urdhri Periodik"
- Pagesat masive kombëtare (me batch)
- Informacion për Kreditë, FlexFund dhe Kartat
- Anulimi i transfertës nga përdoruesi me nivel B
- Lehtësi për të kërkuar urdhërtransferta të mëparshme

Për më tepër klikoni për të lexuar Broshurën Informuese.

Vetëm për Klientët Privatë tashmë ofrohet një metodë e re sigurie, mTAN. Nëpërmjet saj ju merrni kodin e sigurisë, i nevojshëm sa herë që kryeni një transfertë, ose kur rivendosni fjalëkalimin. Ky kod merret përmes një SMS në nr. e telefonit që ju keni të regjistruar në bankë.
Ndërsa Klientët e Biznesit do të vazhdojnë ta marrin kodin e sigurisë nëpërmjet gjenerimit të tij nga pajisja Token.

__________

Dëshironi të dini si të menaxhoni Linjën tuaj të Kredisë?

Ju udhëzojmë më tepër nëpërmjet "Pyetje të Shpeshta".