Open Responsive Menu

VISA CLASSIC FLEXCARD

 

Visa Classic FlexCard është një mjet i sigurt elektronik i cili ofrohet për të gjithë klientët individë të bankës sonë. Kjo kartë është e lidhur me llogarinë rrjedhëse dhe ju ofron mundësinë të kryeni një larmishmëri veprimesh bankare.

Çfarë ju ofron kjo kartë?

- Tërheqje dhe depozitime nga ATM  në Zonat 24/7, në lek dhe euro.

- Tërheqje në ATM të tjera të bankës ProCredit ose të bankave të tjera.

- Depozitime për klientë të tjerë të bankës direkt nga ATM-të e Zonës 24/7.

- Pagesa me POS (Pika Shitje) në dyqane, qëndra tregtare, supermarkete, hotele,   restorante etj.

- Kontroll balance në çdo ATM brenda dhe jashtë vendit.

- Printim lëvizje llogarie në ATM të bankës ProCredit ku pasqyrohen 12 transaksionet e fundit.

- Ndryshim PIN në ATM bankës ProCredit.

- Kryerje pagesash për blerje në Internet si dhe rezervime për bileta, hotele, makina, abonime të ndryshme, etj.

Çfarë avantazhesh përfitoni duke përdorur Visa Classic FlexCard?

- Kjo kartë ju ofron siguri nëpërmjet kodit personal identifikues (PIN), sistemit të informacionit CHIP ku ruhen të dhënat si dhe sigurisë 3D (në çdo faqe Verified by VISA).

- Përdorim brenda dhe jashtë vendit duke ju ofruar fleksibilitet në administrimin e parave tuaja. Nuk nevojitet të mbani para me vete sepse nevojat tuaja i plotësoni me anë të kartës.

- Kontrolloni përdorimin e fondeve tuaja në çdo kohë nëpërmjet veprimeve që kryeni me kartë, duke regjistruar në llogari veprimet për çdo tërheqje, depozitim, apo pagesë.

Informohuni me SMS në numrin e regjistruar në bankë për çdo blerje në POS ose në Internet.

 

Për t’u njohur me kushtet e punës për Visa Classic Flex Card vizitoni faqen Kushtet e Punës.

Për më shumë informacion ju ftojmë të lexoni: Rregulla sigurie për përdorimin e kartës.


Fillimi i faqes