Open Responsive Menu

 

Politikat tona mbi Burimet Njerëzore bazohen në filozofinë e komunikimit të hapur dhe transparent ndërmjet stafit dhe kjo filozofi është në fokus të të gjithë bankave ProCredit në botë.

Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë transparencës në proçesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes, si dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional për punonjësit tanë. Ne mendojmë se përkushtimi dhe kompetenca e punonjësve tanë është thelbësore për të ofruar shërbim shumë cilësor dhe në mënyrë të përgjegjshme për klientët tanë.

ProCredit Bank thekson rëndësinë e krijimit të një marrëdhënieje të ndershme dhe me respekt reciprok ndërmjet punonjësve, si dhe krijimin e një ambienti të këndshëm pune, me komunikim të hapur dhe një perspektivë afatgjatë.

Ne kërkojmë  punonjës që janë jo vetëm të interesuar për një pozicion të caktuar pune, por edhe të interesuar për të kuptuar objektivat tona afatgjatë. Gjithashtu, aplikantët duhet të kenë dëshirë për zhvillim të vazhdueshëm brenda institucionit. Ata duhet të tregojnë angazhim dhe përkushtim në përqasjen tonë etike dhe morale në ofrimin e shërbimeve bankare.

Çfarë ofrojmë ne?

Çfarë kërkojmë ne?

Një perspektivë afatgjatë të bazuar në qëndrueshmërinë si një grup i konsoliduar ndërkombëtar.

Përkushtim të lartë ndaj vlerave tona etike dhe objektivave si institucion.

Investim i vazhdueshëm në zhvillimin e punonjësve tanë nga matematika dhe kurse të gjuhës angleze deri tek trajnime manaxheriale ndërkombëtare dhe trajnime në praktikë që ndihmojnë punonjësit në performancën e tyrë të përditshme

Vullnet për të mësuar dhe për t'u zhvilluar, për të pasur një qendrim vetë-kritik dhe të përgjegjshëm dhe aftësi për vendimmarrje të bazuar në standarte të larta profesionale dhe të menduar analitik.

Ne nuk ofrojmë bonuse, por ofrojmë pagë të qëndrueshme dhe të denjë si dhe punësim me përfitime shoqërore.

Ne ofrojmë mundësinë për të zhvilluar kapacitetet personale dhe profesionale në një mjedis të hapur dhe sfidues.

Dëshirë për të vizituar klientët në bizneset e tyre si dhe për të punuar në degë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Aftësi për të nxitur dhe krijuar propozime të reja, të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe që mund të mendojnë dhe punojnë përtej asaj që kërkohet.

Një ambjent pune stimulues dhe transparent, ku vlerësohet çdo opinion i punonjësve tanë.

Vlera të qëndrueshme etike si respekti, ndershmëria, mungesa e çdo lloji diskriminimi si dhe aftësia për të punuar në grup.

Programi ProCredit Entry Programmee është mënyra e hyrjes në ProCredit Bank.