Open Responsive Menu

 

Banka ProCredit ka krijuar reputacionin e saj si një kompani që investon në zhvillimin profesional të punonjësve të saj që nga dita e parë e punësimit. Ne mbështesim punonjësit tanë që në momentin që ata bëhen pjesë e kompanisë, duke ofruar trajnime intensive për të promovuar zhvillimin e tyre profesional brenda bankës.

Për ne, investimi tek punonjësit tanë është më shumë sesa një mënyrë për të marrë aftësi dhe njohuri të specializuara. Ne promovojmë kulturën e komunikimit të hapur dhe zhvillojmë një stil drejtues që na lejon që të mbajmë përqasjen tonë etike në të bërit biznes.

Në mënyrë të përgjithshme, aktivitetet për promovimin e zhvillimit profesional të stafit tonë kryhen në tre nivele:
Niveli lokal: Ne kemi prezantuar kurse për kontabilitetin dhe matematikën baze dhe atë financiare.Qëllimi i këtyre kurseve është që të sigurojmë se punonjësit tanë zhvillojnë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe logjike.

Bazuar kryesisht në kërkesat që kanë profile të ndryshme të punës brenda bankës sonë, ne kemi zhvilluar trajnime të avancuara, që janë projektuar për të përditësuar dhe thelluar njohuritë e specializuara të punonjësve në fushën e aktivitetit të tyre dhe gjithashtu për të përmirësuar aftësitë e tyre analitike dhe ato ndërpersonale.

Meqënëse gjuha angleze është gjuha e dytë e punës për bankën tonë, ne u ofrojmë punonjësve tanë kurse të niveleve të ndryshme të gjuhës angleze.