Open Responsive Menu

Zona 24/7 - Koncept INOVATIV I BANKINGUT

Si një bankë inovatore dhe e fokusuar në plotësimin e nevojave të klientëve tanë, kemi sjellë një koncept modern bankimi në tregun shqiptar, “ZONAT 24/7”.

E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. Për të hyrë dhe marrë shërbime bankare në këtë zonë ju duhet të jeni të pajisur me një kartë debiti, ose krediti.

ZONA 24/7 ofron për ju:

_____________________________________________________

Drop Box - Posaçërisht për klientët e biznesit, kemi sjellë një shërbim të ri që do lehtësojë shumë menaxhimin e fondeve tuaja. Bizneset që kanë qarkullim të lartë ditor të cash-it, nëpërmjet lidhjes së një marrëveshje paraprake me bankën mund të depozitojnë në çdo kohë në këtë kasafortë. Depozitimi ofrohet për Lek, Euro dhe Dollar. Në këtë mënyrë ju nuk shtyni në kohë impenjime të tjera, ose nxitoni për të arritur orarin zyrtar të bankës për të plotësuar nevojat e biznesit tuaj.

________________________________________________________

Bankomat - Ju ofrojmë të menaxhoni fondet e tuaja përmes bankomateve të vendosur në zonat 24/7. Përveç tërheqjeve në Lek dhe Euro, në këtë pajisje ju keni mundësi të depozitoni deri në 1 milion lekë në ditë në llogaritë tuaja rrjedhëse të biznesit, personale dhe në ato kursimi. Gjithashtu ju mund të tërhiqni deri në 300,000 lekë/2,000 euro nga llogari biznesi dhe deri në 200,000 lekë/ 1,500 euro në llogari personale. Fondet bëhen të vlefshme shpejt, njësoj sikur veprimin ta kishit kryer në sportelet e bankës, ndërkohë që kurseni kohën tuaj, duke mos pritur në radhë.

________________________________________________________

Terminali e-banking - Ky kënd ofron mundësinë e hyrjes në e-banking, përmes të cilës mund të kryeni transferta brenda bankës, transferta kombëtare, ndërkombëtare si dhe pagesa faturash. Njëkohësisht përmes këtij këndi ju mund të hyni direkt në faqen zyrtare të ProCredit Bank dhe të shikoni të gjitha videot udhëzuese që ne kemi përgatitur për ju, të cilat në detaje shpjegojnë se si të realizohen shërbimet hap pas hapi.

Për të ndjekur videot udhëzuese, ju jutemi klikoni në linket e mëposhtëm:

________________________________________________________

Në rast se keni pyetje, apo keni nevojë për mbështetje gjatë kryerjes së veprimeve?

Çdo shërbim që ne ofrojmë në këtë zonë është i thjeshtë dhe mund të kryhet në mënyrë të pavarur. Megjithatë në rast se keni pyetje, apo keni nevojë për asistencë teknike ne ju mundësojmë të lidheni me Qendrën e Kontaktit, direkt nga ambientet e Zonës 24/7, duke ngritur vetëm receptorin e telefonit.

Çfarë përfitimesh sjell për ju Zona 24/7?

• Kurseni kohën tuaj duke mos pritur në sportel, por depozitoni në këtë pajisje shpejt dhe lehtë.
• Ju nuk kufizoheni nga orari zyrtar i bankës për të marrë shërbime bankare brenda orarit zyrtar.
• Teknologjia e përparuar e përdorur në këto zona ju garanton shërbime të sigurta dhe më të lira se në sportel.
• Të gjitha pajisjet e zones 24/7 janë shumë të thjeshta në përdorim.