Back to list

Are 10,500 m2, Nr.Pasurie 37/3, Volumi 5, Faqe 58 Zone Kadastrale 3428, Ndodhur ne Shtoj i R, Shkoder.

Prona  Arë dhe ndodhet në fshatin Shtoj i Ri, në rrethin e Shkodrës. Prona  shtrihet në një terren të sheshtë, në të njëjtën kuotë me rrugën dytësore me të cilën ka akses. Prona kufizohet  në anën lindore dhe perëndimore të saj  me toka arë të ndara me rrethim, në anën veriore kufizohet me rrugë lokale nga e cila mundësohet edhe aksesi ndërsa në anën jugore me kanalin kullues.
Aksesi aktual në pronë mundësohet nëpërmjet rrugës lokale në anën veriore të tij.

Property data

Property type

Tokë Arë

Property area

10500.00 m2

Property advantages

Prona  ndodhet në një terren të sheshtë dhe konfiguracion thuajse të rregullt, në formë drejtëkëndëshi. Përmasat e pronës janë : brinja në veri 143.2 m, në lindje 74.7 m, në jug 143.0 m, në perëndim 72.3 m. Prona në anën lindore dhe perëndimore të saj kufizohet me toka arë të ndara me rrethim, në anën veriore kufizohet me rrugë lokale nga e cila mundësohet edhe aksesi ndërsa në anën jugore me kanalin kullues. Prona në të gjithë perimetrin është e rrethuar me kolloncina me rrjetë teli dhe gjelbërim me shkurre të vendosur në të gjithë perimetrin e pronës. Kullimi i ujrave sipërfaqësore të tokës realizohet nga vetitë gjeologjike filtruese të vetë tokës dhe kanalit kullues në anën jugore.

What can you use this property for?

Prona mund te perdoret per mbjelljen e kultuarave te ndryshme bujqesore, ose per pemtari.

Property price

4,116,000 Lek