Back to list

Arë me sipërfaqe 4650 m2. Muriz, Kozare, Lushnje.

Parcela me ka formë afërsisht trekëndore në plan. Dimensionet kryesore mesatare të parcelës janë rreth 107m, 58m dhe 108m . Parcela nuk ka kufij ndarës me pasuritë fqinje, për rrjedhoje nuk mund të kryheshin matje fizike në terren. Kufijtë e parcelës janë paraqitur referuar krahasimit te hartave treguese të regjistrimit me imazhet satelitore të zonës.

Property data

Property type

Tokë Arë

Property area

4650.00 m2

Property advantages

Prona ndodhet rreth 13km në jug-lindje të qëndrës së qytetit të Lushnjes dhe rreth 3.7 km në jug-lindje të komunes Fiershegan. Ajo kufizohet në veri me rrjedhen e lumit Seman, duke u pozicionuar rreth 600m në jug-perëndim të rezervuarit të Murrizit. Prona  është e pozicionuar në mes të tre fshatrave kryesore të
zonës, përkatësisht fshatit Cinar, Thanë dhe Murriz. Zona përreth pronës, është një zonë fushore e përbërë nga parcela të llojit arë të mbjella me natyra të ndryshme bujqësore. Në përgjithësi zona evidentohet për karakterin e saj bujqësor. Ndërtimet shtrihen kryesisht përrreth fshatrave. Janë të tipit të vilave 1- 3 katëshe me terrritore funksionale. Vitet e fundit për shkak të zhvillimeve ekonomike vërehen ndërtime të reja të shtrira në të gjithë këtë territor.

What can you use this property for?

Prona mund të përdoret për aktivitet biznesi, (përpunim materiale inerte).

Property price

12,769 Euro