Llogaria rrjedhëse bankare është llogari bazë e cila i mundëson biznesit akses në shërbimet e tjera bankare dhe vendos marrëdhenien midis bankës dhe biznesit tuaj.
Çfarë avantazhe përfitoni nga llogaria e biznesit?
Akses në fondet tuaja në çdo kohë nëpërmjet shërbimit e-banking, kartes se biznesit, dhe Zona 24/7 ku mund të keni akses në shërbime bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
Shpejtësi dhe eficiencë në aktivitetin tuaj të biznesit nëpërmjet veprimeve të automatizuara për pagesat e faturave
Përfitoni transferta dhe kryeni pagesa të shpejta ndaj furnitorëve tuaj brenda dhe jashtë vendit
Të gjitha shërbimet e përfshira në llogarinë rrjedhëse të biznesit kanë një kosto fikse mujore; Klikoni këtu rreth shërbimeve që ofrohen brenda kësaj llogarie.
Çfarë dokumentacioni ju nevojitet për të hapur një llogari biznesi?
Ekstrakt i QKR-së i tre muajve të fundit
Statut dhe Akt Themelimi i kompanisë
Dokument identifikimi i Përfaqësuesit Ligjor të kompanisë
NIPT / Vula (nëse ka në përdorim vulë)
Hapja, mirëmbajtja dhe mbyllja e 2 llogarive rrjedhëse Lëshimi dhe mirëmbajtja për 2 karta debiti të lidhura me llogaritë e biznesit
Dërgimi automatik të kopjes së SWIFT-i
Njoftim me SMS për cdo transfertë dalëse ndërkombëtare dhe blerje në POS/Internet
Pagesa të Faturave mujore si Tatime me deklarim; Llogari Buxheti; Sigurime Shoqërore; Doganë, përkundrejt Kompanive Telefonike, FSHU, UKT; Vlerësim kolaterali
Depozitim dhe Tërheqje me Kartë në ATM të ProCredit Bank Shqipëri
Deri në 5 transferta kombëtare jo urgjente në muaj dhe deri në 1’499’999 lekë secila transfertë
Transferta dhe këmbime valutore brenda llogarive të së njëjtit klient dhe klientëve të ndryshëm brenda rrjetit Procredit nëpërmjet E-banking
Lëshimi dhe mirëmbajtja për 2 token E-banking
Për t'u njohur me kushtet e punës per llogarite rrjedhese ju ftojmë të vizitoni ''Kushtet e Punës''.