Pagesa dhe Transferta brenda Bankës

Pagesa dhe Transferta

Përmes ebanking dhe nga llogaria juaj e biznesit mund të kryhen një sërë pagesash si më poshtë

Pagesa të faturave nëpërmjet E-banking

  • në favor të Llogarive Buxhetore, Tatim-Taksa, Sigurime shoqërore dhe shëndetësore, TVSH, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Vlerësim kolaterali
  • në favor te Operatorëve FSHU, Ujësjellës, kompanive Celulare, Telefoni etj

Pagesa automatike të faturave si FSHU, Ujësjellës, drejt kompanive Celulare, Telefoni  ku ju mund të autorizoni banken që të bëjë pagesën për ju në datën e caktuar dhe deri në shumën maksimale  të vendosur nga ju

Kjo mund të realizohet duke plotësuar kërkesën prane një prej pikave të shërbimit të ProCredit bank

Urdhër periodik ose Pagesa Periodike përfshijnë transferta të cilat ekzekutohen në datën dhe shumën e caktuar nga ju pa praninë tuaj në bankë dhe më konkretisht mund të jenë për shpenzime fikse mujore por jo vetëm si:

  • Qera
  • Abonim mujor
  • Kursim nga llogaria juaj rrjedhëse në llogarine tuaj FlexSave

Avantazhet e Urdhërit Periodik:

  • Pagesat kryhen në datën dhe në shumën e përcaktuar nga ju dhe pa praninë tuaj në bankë.Pa komision shërbimi.
  • Nëse gjendja e llogarisë së biznesit nuk është e mjaftueshme për të kryer këto pagesa, ju do të njoftoheni menjëherë nga ProCredit Bank.
  • Ofrohet nga llogaria juaj drejt klientëve të tjerë në banka të tjera brenda vendit (në Lek)
  • Ofrohet nga llogaria juaj drejt klientëve të tjerë brenda bankës (në Lek)
  • Ofrohet midis llogarive tuaja në të njëjtën monedhë ose në monedha të ndryshme

Pagesat masive të faturave

Përvec kalimit të pagave brenda bankës tashmë mund te realizoni dhe kalim ne grup te shumë transfertave drejt bankave të tjera në raste se keni për të kryer

  • Pagat e punonjësve që kanë llogari në banka të tjera në vend
  • Likujdim faturash në grup drejt furnitorëve tuaj  në banka të tjera

Kalimet e Pagave

Shërbimi i kalimit të pagave ofrohet nëpërmjet lidhjes së një marrëveshje të thjeshtë midis bankës sonë dhe biznesit tuaj. Në thelb të këtij shërbimi qëndron kalimi i pagave të punonjësve tuaj, nga llogaria e biznesit në llogarinë e secilit prej tyre, duke u bazuar në urdhrin e lëshuar nga ju

Shërbimi është i shpejtë, i automatizuar dhe i përgjigjet në kohë nevojave të punonjësve tuaj.

Avantazhet

  • Shërbimi i shpejtë dhe cilësor dhe fondet janë të vlefshme në llogaritë e punonjësve brenda 5 minutave
  • Kostot e transferimit të pagës mbulohen nga banka jonë dhe ju nuk keni veprime shtesë për të kryer
  • ProCredit Bank ofron për punonjësit tuaj shërbime financiare me kushte lehtësuese (duke qenë se të ardhurat e tyre janë lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet kalimit të pagës në bankën tonë)
  • Paradhënie bankare deri në tre paga
  • Kredi për investime në shtëpi
  • Karta debiti
  • Depozita kursimi për ta dhe fëmijët e tyre
  • Pagesa të faturave mujore si ujë, drita, telefon, etj
  • 5 tërheqje falas në muaj me kartën e debitit Master në bankomatet e bankave të tjera

Për t'u njohur me kushtet e punës për individet ju ftojme të vizitoni faqen Kushtet e Punës