Politika e Privatësisë

Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kontrollit
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

I nderuar vizitor,
Ju bëjmë me dije se, me qëllim për t'ju ofruar një shërbim sa më të mirë, të shpejtë dhe sipas kërkesave tuaja, Banka ProCredit ka krijuar disa forma aplikimi, ku disa nga fushat e faqes së internetit të ProCredit Bank si psh. aplikimi në Programin “Onboarding" apo kërkesa online për Aplikim për Shërbime Bankare, apo ankesat e klientëve kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online duke vendosur në këtë mënyrë, edhe disa nga të dhënat e tij personale.
Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga banka në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Banka ProCredit thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: aplikim për punë, aplikim për shërbime bankare, aplikim i ankesës online).
Në këtë kuadër, Banka ProCredit dëshiron të vërë në vëmendje të çdo përdoruesi se pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin e Bankës, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshem të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Ne përdorim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nën kontrollin tonë kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesin e personave të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht duke vënë në funksionim teknologjitë më të reja.
Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vertetesine e informacionit të dhënë duke deklaruar se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë për përdorim nga ana e bankës sipas deklaratës së privatësisë mbi të cilin klienti jep pëlqimin e tij në rastin e aplikimit në ProCredit Onboarding Programme sipas linkut: https://cv-uploader.procredit-holding.com/PrivacyPolicy/Privacy%20Statement%20Albania.pdf , apo për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale dhe/ose për njoftime promocionale me mjete të ndryshme komunikimi në rast se subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij online (rasti i aplikimeve online për shërbime bankare).
Dëshirojmë të qartësojmë të gjithë subjektet e të dhënave, se informacioni i dhënë prej jush do të përpunohet nga ana jonë sipas qëllimit të përcaktuar, apo pëlqimit të klientit, apo përcaktimeve të legjislacionit shqiptar. Këto të dhëna nuk i transmetohen palëve të treta të paautorizuara pa pëlqimin e klientit, sipas kuadrit të legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.
Banka ëshë e angazhuar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale brenda ambienteve dhe sistemit të saj; Banka garanton që punonjësit e bankës dhe kompanitë që ofrojnë shërbime për Bankën janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe me parimet e mbrojtjes së të dhënave.
Të dhënat e klienit nuk do të përdoren për qëllime të tjera përvec të dhënave që janë për t’u përdorur në kohën e mbledhjes së tyre apo qëllime që lidhen me ofrimin e produkteve dhe shërbimeve bankare në mënyrë të drejtpërdrejt nga ajo apo nëpërmjet shoqërisë së shërbimit postar si edhe të palëve të treta të tjera të kontraktuara nga banka dhe që janë të licencuara për kryerjen e shërbimeve përkatëse, në përputhje me legjislacionin vendas dhe atë të Bashkimit Europian. Këtu përfshihen edhe subjektet që kryejnë shërbime outsource për bankën,si psh: identifikimi dhe verifikimi në distancë në bazë të legjislacionit të zbatueshëm të BE dhe atij Shqiptar që është në fuqi në vendin tonë.
Nëse ka një detyrim ligjor apo rregullator nga autoritetet publike dhe nga institucionet e tjera (si Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Tatimeve, Institucionet Tatimore Vendore dhe Qendrore , Drejtoria e Doganave, Drejtoria Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Shërbimi Përmbarimor Privat dhe Publik,Gjykata, Prokuroria, Organet Policore, etj.), Banka lejon përdorimin, përpunimin, administrimin e të dhënave të klientëve edhe nga këto institucione. Tek këto institucione përfshihen edhe Auditorët e Jashtëm të Bankës apo subjektet e tjera që bëjnë pjesë në grupin financiar ProCredit me qendër në Gjermani. Këtyre institucioneve iu lejohet që të përdorin të dhënat në atë masë që është e nevojshme dhe në çdo rast në zbatim të kërkesave të ligjeve specifike.
Në rast se Banka do të përpunojë/transmetojë/transferojë të dhëna për qëllime të tjera të ndryshme nga përmbushja e termave dhe kushteve për ofrimin e shërbimeve financiare/bankare sipas këtij dokumenti dhe Kushteve të Përgjithshme të Biznesit, merret pëlqimi i Klientit sipas kërkesave të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Banka respekton parimin e përdorimit të të dhënave për qëllime specifike dhe të përcaktuara qartë dhe rrjedhimisht mbledh, përpunon, përdor dhe ruan të dhënat e Klientit vetëm për qëllime të ofrimit dhe të përmbushjes së shërbimeve financiare/bankare ndaj tij.

Në çdo moment, pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në fushat specifike, këtij të fundit i lind e drejta që nëpërmjet një kërkese pranë Bankës ProCredit , të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë përditësimin, korrigjimin e tyre, sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu klientët mund të kërkojnë informacione të mëtejshme pranë bankës mbi mbrojtjen e të dhënave dhe për mënyrën se si banka përpunon të dhënat e tyre.  Ruajtja, trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në përputhje me ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Politika jonë e privatësisë mund të ndryshojë në të ardhmen. Megjithatë në asnjë rast nuk do të mund të kufizohen të drejtat e garantuara nga ligji nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Dëshirojme t'ju informojmë paraprakisht se gjatë gjithë marrëdhënies suaj të biznesit me bankën ProCredit, për arsye eficente dhe cilësie të lartë shërbimi, disa shërbime në të cilat përfshihet edhe identifikimi dhe verifikimi i klientit në distancë nga subjekte të gjendura në vendet e Bashkimit Europian; procesimi i aplikimit për marrje të kredisë dhe procesimi i aplikimit për marrjen e produkteve e shërbimeve të tjera financiare, mund të transferohen dhe të kryhen në kohë reale nga kompania Quipu GmbH me seli në Gjermani; nga subjekte me seli në vendet e BE-së që janë licencuara nga autoritetet e BE-së për ofrimin e shërbimeve elektronike të besuara në bazë të legjislacionit të zbatueshëm të BE-së; si dhe nga Banka ProCredit në Kosovë. Për realizimin e shërbimeve të ofruara nga banka kundrejt Klientit nevojitet që të dhënat personale të klientëve të transferohen në kuptim të ligjit në fuqi "Për mbrojtjen e të dhënave personale" pranë kompanisë Quipu GmbH në Gjermani, shoqërive me seli në BE që ofrojnë shërbimin e identifikimit dhe verifikimit në distancë, si dhë pranë Bankës ProCredit në Kosovë, shtet i cili nuk ka nivel të mjaftueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale. Për këtë arsye transferimi do të kryhet në perputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të Dhënave Personale", i ndryshuar si dhe Udhëzimin  Nr. 41, Datë 13. 06. 2014 "Për lejimin e disa kategorive të transferimeve ndërkombëtare të të dhënave personale në një shtet që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave", duke synuar sigurimin e një niveli të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave.