Etika e biznesit

Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kontrollit
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Pjesë e misionit të përgjithshëm të Grupit ProCredit është vendosja e standardeve në sektorët financiarë në të cilët ne kryejmë aktivitete. Ne synojmë të sjellim ndryshim pozitiv tek partnerët tanë të biznesit të cilëve u shërbejmë, në cilësinë e shërbimeve financiare që ofrojmë, si dhe në etikën e biznesit. Vlerat tona të forta korporative luajnë një rol kryesor në këtë aspekt. Ne kemi krijuar gjashtë parime themelore që drejtojnë operacionet e institucioneve ProCredit:

  • Transparenca: Ne sigurojmë informacion transparent për klientët tanë, publikun e gjerë si dhe për punonjësit tanë. Për shembull, ne sigurohemi që klientët tanë të kuptojnë plotësisht kushtet e punës dhe kontratat që lidhin me ne. Për këtë angazhohemi në edukimin financiar, në mënyrë që të rrisim ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet e ofertave financiare jotransparente.
  • Kultura e komunikimit të hapur: Ne jemi të hapur, të drejtë dhe konstruktivë në komunikimet me njëri-tjetrin dhe i trajtojmë konfliktet në punë në mënyrë profesionale, duke bashkëpunuar për gjetjen e zgjidhjeve.
  • Përgjegjshmëria sociale dhe toleranca: Ne ju ofrojmë klientëve tanë këshilla të vlefshme. Përpara se të ofrojmë kredi tek klientët tanë, ne vlerësojmë situatën e tyre ekonomike dhe financiare, potencialin e tyre të biznesit dhe kapacitetin e shlyerjes. Mbi këtë bazë, ne i ndihmojmë ata të zgjedhin mundësitë e kredive të përshtatshme, nga të cilat ata mund të përfitojnë dhe të shmangin mbingarkesën. Promovimi i një kulture kursimi është një tjetër pjesë e misionit tonë, sepse ne besojmë se kursimet individuale luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëritë në zhvillim. Ne jemi të angazhuar në trajtimin e klientëve dhe punonjësve tanë me drejtësi dhe respekt, pavarësisht origjinës, ngjyrës, gjinisë, besimit politik apo fetar.
  • Standardet e larta profesionale: Punonjësit tanë janë përgjegjës për cilësinë e punës së tyre dhe përpiqen të rriten në anën profesionale.
  • Shkallë e lartë integriteti personal dhe përkushtimi: Ndershmëria e plotë është e nevojshme për të gjithë punonjësit e Grupit ProCredit në të gjitha kohët dhe çdo shkelje e këtij parimi trajtohet me shpejtësi dhe rigorozitet.

Këto gjashtë vlera përfaqësojnë themelin e kulturës tonë korporative dhe diskutohen e aplikohen gjerësisht në operacionet tona të përditshme. Përveç kësaj, ato reflektohen në Kodin e Etikës të ProCredit Bank, i cili i transformon parimet etike të Grupit ProCredit në direktiva praktike për të gjithë punonjësit e bankës. Për të siguruar që punonjësit e rinj i kuptojnë të gjitha parimet që janë përcaktuar, trajnimi prezantues për ta përfshin takime që i përkushtohen ekskluzivisht Kodit të Sjelljes dhe rëndësisë së tij për të gjithë anëtarët e ekipit tonë. Orët e rregullta të trajnimit, ndihmojnë në sigurimin që punonjësit të jenë të përkushtuar me vlerat më të larta etike dhe të jenë të mirë-informuar për çështjet dhe zhvillimet e reja, të cilat kanë një dimension etik për institucionin tonë. Këto i lejojnë punonjësit ekzistues të informohen mbi rastet e kohëve të fundit dhe gjithashtu ato problematike.

Ne gjithashtu sigurojmë që kërkesat për financim të vlerësohen në aspektin e pajtueshmërisë së aplikantit me praktikat etike të biznesit. Asnjë kredi nuk është lëshuar për individë ose biznese, nëse dyshohet se ata janë duke përdorur forma të pasigurta ose moralisht të dënueshme të punës, veçanërisht punës së fëmijëve.

Një aspekt tjetër i këtij kujdesi, për të siguruar që institucioni ynë të zbatojë standardet më të larta etike, është zbatimi i vazhdueshëm nga ana jonë i praktikave dhe procedurave të përvojës më të mirë ndërkombëtare, për të penguar përdorimin e bankës si mjet për pastrimin e parave apo aktivitete të tjera të paligjshme, siç është dhe financimi i aktiviteteve terroriste. Motoja ku përqëndrohen punonjësit tanë është “Njihe klientin tënd” dhe në përputhje me këtë parim, përqëndrohemi te kryerja e një raportimi të shëndoshë dhe zbatimi i rregulloreve në fuqi. Pastrimi i parave dhe parandalimi i politikave të mashtrimit përditësohen rregullisht dhe ushtrohen në të gjithë grupin për të siguruar përputhjen me standardet rregullatore kombëtare dhe ndërkombëtare.