ProPay

Transfertat ProPay

Transfertat Ndërkombëtare ProPay

ProPay është një shërbim i dedikuar për transfertat ndërkombëtare, i cili kryhet brenda rrjetit të bankave ProCredit në Evropë, ku përfshihen Shqipëria, Gjermania, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Bosnje & Herzegovina, Serbia, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia dhe Ukraina.

Nëpërmjet transfertave ProPay, kur urdhëruesi dhe përfituesi janë klientë të rrjetit të bankave të mësipërme ProCredit, mund të përfitojnë nga kushtet preferenciale për dërgimin ose pritjen e parave nga këto vende.

Kush mund të përfitoje nga ProPay?

  • Bizneset: Një zgjidhje ideale për kompanitë që kryejnë pagesa të shpeshta drejt partnerëve ndërkombëtarë me më shumë efikasitet dhe konkurrueshmëri.
  • Individët: U mundëson klientëve që kanë familjarë, miq ose partnerë në vendet ku operon Grupi ProCredit të bëjnë transfertat e tyre shpejt, lirë dhe pa komplikime.

Kur mund të përdorni transfertat ProPay?

  • Nëse dëshironi të dërgoni para dhe përfituesi ka llogari pranë një prej vendeve ku operon ProCredit, ju përfitoni nga transferta ProPay me komisione më të ulëta se komisioni i një transferte ndërkombëtare standarde.
  • Nëse prisni një transfertë nga këto vende dhe dërguesi ka llogari pranë rrjetit të bankave ProCredit, ju përfitoni nga transferta ProPay duke pritur fonde në llogarinë tuaj pa komisione bankare.

Avantazhet e transfertave ProPay

  • Shpejtësi, transfertat kryhen brenda ditës së punës
  • Siguri, transfertat kryhen përmes një rrjeti të brendshëm duke minimizuar rreziqet dhe vonesat
  • 2.5 euro komision për transfertë pavarësisht nga shuma që transferoni
  • 0 komision për përfituesin e fondeve dhe fondet vijnë brenda ditës që janë urdhëruar

ZGJIDH PROPAY

*Komisioni 2.5 euro është i vlefshëm deri më datë 31 tetor 2025.