Platforma e re E-Banking që nga data 19/04/2025

4/18/2025

ProCredit Bank sjell për ju një version të ri të platformës e-Banking, e dizajnuar për t'ju ofruar të gjitha shërbimet që ju nevojiten për menaxhimin e financave tuaja. Me një ndërfaqe të re, siguri të shtuar dhe akses 24/7 në çdo pajisje, e-Banking është zgjidhja ideale për individë dhe biznese që duan të kryejnë veprime bankare në kohë reale.

1. Hyrje e Thjeshtë dhe e Shpejtë

  • Login me MobileSign: Tashmë mund të aksesoni platformën e-Banking me një metodë të re sigurie nëpërmjet aplikacionit MobileSign, i cili ju jep mundësinë të konfirmoni çdo veprim vetëm me një prekje.

2. Menaxhim i Plotë i Financave

  • Balancën tuaj dhe Historikun e Transaksioneve

Shikoni në kohë reale balancën e llogarive dhe kërkoni sipas datës apo shumës.

  • Transferta kombëtare dhe ndërkombëtare

Dërgoni paratë në destinacionin e dëshiruar brenda pak sekondash, me mundësi ruajtjeje të përfituesve.

  • Pagesa Faturash

Regjistroni dhe paguani faturat mujore (ujë, energji, internet) duke ecur hap pas hapi brenda menusë “Pagesa faturash”.

  • Anullimi i transfertave në statusin “Pranuar nga Banka”

Nëse keni një gabim në regjistrimin e një transferte, mund të bëni vetë anulimin e saj në statusin “Pranuar nga Banka” tek “Urdhërpagesat e fundit”. Afati për anulimin e transfertës varion sipas llojit të saj.


Përmbledhje e Kartave
Në këtë hapësirë do të gjeni përmbledhjen e kartave të debitit/kreditit, me të gjitha detajet e nevojshme.

3. Siguria

  • Siguri e shtuar 

Çdo veprim kryhet vetëm pas aprovimit në aplikacionin MobileSign, duke ulur në maksimum rrezikun e transaksioneve të paautorizuara.

  • Kriptim i Avancuar

Të gjitha komunikimet midis pajisjeve tuaja dhe serverave të ProCredit Bank janë të mbrojtura me protokolle të standardeve më të larta.

  • Monitorim 24/7

Sistemet e përparuara të detektimit të mashtrimeve vëzhgojnë aktivitetin në llogari gjatë gjithë kohës, duke sinjalizuar automatikisht çdo problematikë.


4. Fleksibilitet në Çdo Pajisje

 

  • Desktop & Laptop

Perfeksiononi raportet financiare, eksportoni të dhëna dhe printoni raportet në formatet që ju nevojiten.

  • Celular & Tablet

Dizajn i optimizuar për ekranet e mëdha dhe të vogla, ideal për prezantime e raporte.

5. Komunikim në Kohë Reale me “Outbox”


e-Banking ofron tani edhe një metodë të re komunikimi mes klientit dhe bankës. Përmes menusë “Outbox” mund të dërgoni kërkesa drejt bankës dhe të merrni përgjigje nga stafi ynë.
ProCredit Bank ju fton të zbuloni vetë avantazhet e reja të e-Banking: efikasitet, transparencë dhe siguri në çdo hap.
Për mënyrën e aktivizimit të MobileSign mund të ndiqni hapat e përshkruara në video: https://youtu.be/OwtHSxePTwE?si=y_QC7_6h_GjZAmFe