Kthehu te lista

Arë me sipërfaqe 2550 m2. Kutalli, Berat.

Kjo zonë ku ndodhet prona ka marrë një zhvillim këto vitet e fundit ku buze rrugës janë ndërtuar objekte banimi dhe objekte biznesi.

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

Tokë Arë

Të dhënat mbi siperfaqen

2550.00 m2

Avantazhet e Pronës

Prona tokë arë me sipërfaqe 2550 m2, ndodhet në Kutalli të qytetit të Beratit dhe gjendet buzë rrugës kryesore nacionale Berat-Fier, e cila është e asfaltuar dhe e sistemuar. Prona shtrihet në reliev fushor dhe ka formën e një katërkëndeshi jo të rregullt. Hyrja kryesore e saj realizohet në anën veriore më akses të drejtëpërdrejtë me rrugën kryesore nacionale. Kjo pasuri në anën veriore kufizohet me rrugën nacionale, në perëndim me tokë arë e cila është e mbjellë me ullinj. Mbi këtë pronë nuk ka asnjë ndërtim dhe ajo shërben si tokë arë.

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Prona mund të përdoret për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore. Gjithashtu ajo mund të zhvillohet duke ndërtuar objekte banimi ose biznesi nisur nga aksesi i lehtë me rrugën nacionale.

Çmimi i shitjes

8,568 EUR