Transferta kombëtare

Transfertat kombëtare

Transfertat kombëtare përfshijnë të gjitha transfertat që kryhen midis bankave të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda Shqipërisë.

Avantazhet e transfertave kombetare

  • Të shpejta dhe të sigurta
  • Pa komision deri në 5 transferta jo urgjente në muaj dhe deri ne 1,499,999 lekë secila
  • Transfertat procesohen brenda ditës nëse ekzekutohen deri në orën 13:30

Për të kryer një transfertë kombëtare dalëse (dërgim parash në një bankë tjetër brenda vendit) është e nevojshme që të keni informacionin e mëposhtëm:

  • Emri i Subjektit përfitues
  • Numri IBAN i subjektit përfitues
  • Emri i Bankës së subjektit përfitues
  • SWIFT i bankës së subjektit përfitues
  • Adresa e përfituesit

Për të pritur nje transferte kombëtare hyrëse (transferta të urdhëruara nga bankat e tjera brenda vendit) është e nevojshme që dërguesit të parave, t'i siguroni informacionin e mëposhtëm :

  • Emri i kompanisë / biznesit tuaj
  • Numri IBAN i llogarisë bankare të biznesit tuaj
  • Emri i Bankës: ProCredit Bank Albania
  • SWIFT i bankës ProCredit: FEFAALTR
  • Kontaktet tuaja

Per t’u njohur me shume mbi afatet e procesimit te transfertave klikoni ketu

Për t'u njohur me kushtet e punës për shërbimet e transfertave kombëtare ju ftojmë të vizitoni faqen ''Kushtet e Punës''