Banka ProCredit mbështet bizneset për tejkalimin e situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID-19.

3/27/2020

Në kushtet e situates së krijuar dhe masave të ndërmarra edhe në Shqipëri në kuadër të parandalimit të përhapjes më tej të COVID-19, po vihet re një ndikim i drejtpërdrejtë edhe në aktivitetin ekonomik të kompanive vendase.

Si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm i bizneseve SME, Banka ProCredit është e angazhuar t'i gjendet pranë klientëve të saj edhe në këtë situatë të veshtirë. Banka ProCredit do të ofrojë mbështetje në tejkalimin e veshtirësive që mund të vijnë si pasojë e kësaj situate të jashtëzakonshme. Bazuar në udhëzimet e Bankës së Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, banka ka ndërmarrë një sërë vendimesh të cilat parashikojnë plotësimin e kërkesave të klientëve, biznes apo individ, për pezullim të pagesës së këstit/eve me tre muaj, për të cilat nuk do të ketë as kamatëvonesa. Në këtë mënyrë krijohet frymëmarrje e klientëve që kanë kërkuar një lehtësi të tillë deri në normalizimin e situatës.

Gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se banka ProCredit do të vazhdojë të financojë klientet e saj edhe gjatë kësaj periudhe të veshtirë. Për ne është shumë e rëndësishme që bizneset të sigurojnë vazhdimësinë e tyre dhe të kenë Bankën tonë si partner edhe në ketë kohë të vështirë.

Si e vetmja bankë Gjermane në Shqipëri, e specializuar për SME-të dhe që synon të ofrojë standarde evropiane shërbimi, banka ProCredit ka një infrastrukturë të avancuar shërbimesh elektronike. Nëpërmjet saj u mundësohet klientëve që të kryejnë çdo shërbim bankar nga kudo që ndodhen. Klientët nuk kanë asnjë arsye për të lënë shtëpitë e tyre në këto ditë të vështira, por përmes platformave online mund të kryejnë nga rehatia e shtëpisë së tyre çdo transaksion që kanë nevojë dhe për më tepër me kushte shumë të favorshme.

ProCredit Bank Shqipëri zotërohet 100% nga kompania mëmë ProCredit Holding, me seli ne Frankfurt, Gjermani. ProCredit Bank është e vetmja bankë gjermane në Shqipëri. Ajo është e fokusuar në implementimin e shërbimeve të reja të ofruara përmes kanaleve bankare online, të cilat janë të disponueshme 24/7 për klientët dhe të aksesueshme nga kudo.