ProCredit Bank Shqipëri është ricertifikuar sipas standardit ISO 14001:2015 nga TÜV AUSTRIA

7/13/2023

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që edhe këtë vit ProCredit Bank Shqipëri është certifikuar sipas standartit ISO 14001:2015. Sipas këtij standarti ndërkombëtar, TÜV AUSTRIA Albania ka audituar sistemin e menaxhimit mjedisor të ProCredit Bank.

 

Çfarë tregon ky certifikim ?

ISO 14001:2015 është një standard i zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimeve (ISO) dhe vlerëson një sërë aspektesh të menaxhimit mjedisor të brendshëm të kompanive për të implementuar një Sistem Administrimi Mjedisor (EMS) efektiv, i cili luan një rol thelbësor në mënyrën sesi bizneset menaxhojnë dhe kontrollojnë impaktin mjedisor. Pra ky certifikim konfirmon që ProCredit Bank implementon suksesshëm në strukturën dhe veprimtarinë e saj një sistem menaxhimi mjedisor efektiv, me qëllim minimizimin e gjurmëve mjedisore të aktiviteteve dhe shërbimeve që ofron.

 

Për ProCredit Bank mbetet i rëndësishëm reduktimi i ndikimit mjedisor, si pjesë e pandarë e përgjegjshmërisë sociale, jo vetëm në operacionet e vetë bankës por edhe të klientëve të saj, duke dhënë gjithashtu një kontribut në ndërgjegjësimin e punonjësve por edhe të publikut mbi temat mjedisore.

 

Vazhdimisht ProCredit Bank zbaton masa të qëndrueshme mbi çështjet mjedisore. Kjo është e dukshme edhe në qëllimin e ProCredit Bank për promovimin e një zhvillimi ekonomik – ekologjikisht të qëndrueshëm, duke ndërtuar një portofol kredie për financimin e eficencës së energjisë, energjive të rinovueshme si dhe për financimin e projekteve të tjera pro mjedisit.