Protokolli i verdhë i masave Higjeno Sanitare COVID-19 për ProCredit Bank SHA

5/7/2020

Burimi e-albania

•    Punonjësi i Bankës në Degët e Bankës dhe në Zyrat Qendrore të saj që është ngarkuar me këtë detyrë kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe vizitorët / klientët e bankës, sipas tabelës/ check listës me simptomat e këtij virusi
Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127.

•    Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas procesit te punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.
Për çdo rast të tillë, per punonjesit e Bankes ne pikat e sherbimit, vete punonjesit/struktura pergjegjese, dhe per punonjesit e Drejtorise Qendrore, Njesia e Sigurisë Fizike dhe/ose Njësia e Burimeve Njerëzore të Bankës, lajmërojne menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoratin Shtetëror  Shëndetësor.

•    Punonjësi i Sigurisë Fizike ne pikat e sherbimit (ne hyrje) dhe ne recepsionin e Drejtorise Qendrore të Bankës, mat temperaturën e punonjësve dhe të çdo personi tjetër klient / vizitor në hyrje me termometër infrared dhe ne bashkepunim me punonjesit e Bankes, njofton menjëherë strukturat përkatëse për temperaturat me të larta se 37,5 gradë në rastet kur ka edhe simptoma të tjera të COVID-19. Punonjësi i Sigurisë Fizike duke u bazuar në rezultatin e treguar nga termometri nuk do të lejojë hyrjen në bankë të asnjë personi me temperaturë më të lartë se 37.5.

•    Personat e punësuar që janë prezentë fizikisht në bankë duhet të kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar nga institucionet shteterore, e cila gjendet bashkangjitur ketij protokolli. Kjo checklist administrohet në baza ditore nga punonjesit e bankes ne dege. Ne rastin Zyrave Qendrore ajo administrohet nga Njesia e Sigurisë Fizike të Bankës

•    Në rast të vërejtjes së simptomave, punonjesit e bankes ne dege ose kur eshte rasti, Njesia e Sigurisë Fizike dhe/ose Njësia e Burimeve Njerëzore të Bankës, duhet të njoftojë menjëherë 127 dhe drejtuesit e bankës.

•    Nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe sipas rastit duhet të karantinohet në në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.

•    Personat e punësuar që janë prezentë fizikisht në bankë deklarojnë nëse kanë patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

•    Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë Njesine e Sigurisë Fizike dhe/ose Njësinë e Burimeve Njerëzore të Bankës.
Punonjësi duhe të telefonojë gjithashtu Nr. e Urgjencës Mjekësore (127)  dhe mjekun e familjes.

•    Banka e ushtron veprimtarinë e saj vetëm në orarin e caktuar në përputhje me dispozitat ligjore.

•    Vajtje - ardhja në punë në këmbë e punonjësve duhet të kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime njerëzish.
Për lëvizjen me automjet duhet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit për këtë qëllim.

•    Banka siguron vazhdimisht doreza mbrojtëse, maska,higjenizues duarsh me mbi 60% alkool, sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

•    Punonjësit e bankës dhe personat e tjerë: klientë, vizitorë, duhet të përdorin sipas këshillave; dorezat mbrojtëse, maskën mbrojtësë duke mbuluar hundën dhe gojën. Perpara zbatimit te kesaj pike, banka njofton klientet dhe palet e treta nepermjet afishimit te materialeve informuese ne ambientet e degeve.

•    Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

•    Në hyrje dhe dalje te degeve, banka ofron produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo tjetër që hyn e del në ambientet e brendshme dhe kujdeset vazhdimisht për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

•    Duhet të garantohet dhe respektohet në çdo moment distance prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

•    Në bankë shërbehet njëkohësisht një klient në sportel duke respektuar të gjitha masat e sigurisë, ndërkohë që klientët e tjerë duhet të presin jashtë ambienteve të bankës në rradhë, duke respektuar distancën e sigurisë.
Në bankë vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në bankë si dhe për rradhën në bankomate.  Në sportelet e shërbimit vendosen shenja identifikuese të distancës që duhet të mbahet me klientët. Gjithashtu midis punonjësve të shërbimit në sportel dhe klientëve krijohen ndarje me xham mbrojtës (plexi glass) për të shmangur kontaktin e gjatë të drejtpërdrejtë midis tyre.

•    Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

•    Banka rekomandon që të shmanget paraja fizike (cash) dhe që klientët të përdorin shërbimet elektronike përmes platformave e-banking dhe m-banking si mënyrën më komode për të kryer transaksionet bankare nga ambientet e shtëpisë apo biznesit të tyre.

•    Ofruesit e shërbimeve të sigurisë fizike dhe transportit të mjeteve monetare futen në ambientet përkatëse të punës vetëm duke mbajtur maskë dhe doreza mbrojtëse.

•    Banka siguron ventilim (ajrimi) natyral të paktën 5 herë në ditë. Gjithashtu sigurohet vazhdimisht edhe kalimi në modalitetin e ajrit natyral.
•    Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente të përbashkëta si kuzhina, apo ambiente të tjera të jashtme që i përkasin ose jo bankës.

•    Duhet të kryhet dezinfektimi i ambientit dhe larja para hapjes dhe pas mbylljes së punës të paktën 3 herë në ditë. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave, kufjeve dhe çdo hapësire apo objekti ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit.
Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

•    Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer më parë dezinfektimin.

•    Per ndërgjegjësimin e punonëjsve, banka afishon në hyrje të bankës dhe në ambiente të dukshme të saj posterat informues për masat për uljen e riskut të Covid-19 dhe simptomat e tij, të cilët janë përgatitur dhe miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

•    Ne rast të shkeljes së këti protokolli mbahet përgjegjësi ligjore sipas dispozitave në fuqi.

•    Për cdo shqetesim apo shkelje që mund të vini re në lidhje me zbatimin  e Protokollit të Verdhë të Masave HIgjeno Sanitare Covid-19 në Bankë, kontaktoni me Njesine  e Sigurisë Fizike dhe Funksionin e Perputhshmerise të Bankës.

•    Protokolli zyrtar per institucionet Bankare afishohet në hyrje të bankës dhe në ambiente të tjera të dukshme të saj.