Shqipëria ka një potencial të lartë për shfrytëzimin e energjisë diellore, duke u renditur si vendi i tretë në Evropë, pas Spanjës dhe Greqisë, për sa i përket rrezatimit diellor. Bazuar në prodhimin e energjisë elektrike nga fotovoltaikët të klientëve të ProCredit Bank, mesatarja e prodhimit është rreth 1,500 kWh/kWp. Pra për 1kWp të instaluar, paneli fotovoltaik prodhon mesatarisht 1,500 kWh/vit energji elektrike, duke e bëre investimin që të kthehet për një kohë shumë të shkurtër, kohë kjo e cila llogaritet të shkojë deri në 5 vjet. Ky investim mundëson që të përfitoni më pas energji elektrike falas për të gjithë jetëgjatësinë e impiantit që përllogaritet të jetë rreth 20 vjet.
Kush mund të investojë në Panele Fotovoltaike?
Biznese të vogla, të mesme, të mëdha, gjithashtu dhe individë që dëshirojnë të investojnë në banesat e tyre. Investimi në Panele Fotovoltaike është një hap më tepër rreth sigurimit të energjisë elektrike më të lirë dhe të sigurt, duke evituar riskun që mund të keni nga ndërprerjet e mundshme së energjisë së rrjetit.
Avantazhet që ofrojmë për ju
Kohëzgjatja e kredisë |
Norma e interesit |
Mbulimi me financim nga banka |
Garancia |
---|---|---|---|
Deri në 7 vjet |
Shumë konkurruese në treg |
Ne mund të financojmë me kredi deri në 100% të projektit tuaj |
Si garanci mund të shërbejë impianti që po ndërtohet |
Mund të aplikosh lehtësisht online dhe Këshilluesi i Biznesit do t'ju kontaktojë dhe informojë më tepër në lidhje me këtë mundësi investimi duke ju këshilluar në varësi të interesit tuaj.